TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota26 Janar 2025, 15:51

Qindra dronë ukrainas drejt Moskës, goditen sërish rafineritë e naftës

Shkruar nga Pamfleti

Qindra dronë ukrainas drejt Moskës, goditen sërish

Ukraina ka goditur sërish një rafineri ruse të naftës ndërsa ka shënjestruar Moskën gjatë një sulmi që përfshin një valë prej të paktën 121 dronësh, një nga operacionet më të mëdha të këtij lloji gjatë luftës.

Pamjet e publikuara nga BBC zjarrin që ngrihet mbi rafinerinë dhe stacionin e pompimit në rajonin Ryazan, në juglindje të Moskës, për të cilin zyrtarët ukrainas thanë se ishte një objektiv.

Rusia tha se kishte rrëzuar 121 dronë që kishin shënjestruar 13 rajone, duke përfshirë Ryazanin dhe Moskën, por nuk raportoi për dëme. Ndërsa ukrainase thanë se tre persona u vranë dhe një u plagos kur një dron rus goditi një ndërtesë banimi në rajonin e Kievit.

Andriy Kovalenko, kreu i qendrës së Ukrainës për luftën kundër dezinformatave u shpreh se një rafineri nafte në Ryazan ishte goditur, si dhe fabrika Kremniy në Bryansk që Kievi thotë se prodhon komponentë raketash dhe armë të tjera.

Në Telegram u publikuan pamje nga shpërthimi në objektin Ryazan, i cili mbulon rreth 6 km katrorë (2.3 milje katrorë). Pamjet shfaqin njerëz që largohen nga vendi me makina dhe të tjerë në këmbë ndërsa shtëllungat e zjarrit shihen në qiell.

Një pamje tregon një zjarr pranë hyrjes veriore, vendndodhja e të cilit përputhej me shtrirjen e rrugës, tabelat dhe gardhet. Dy pamje të tjera tregojnë një zjarr më të madh në anën lindore të rafinerisë, rreth 3 km (1.6 m) larg nga e para. Vendndodhja u identifikua sipas pemëve, shtyllave, rrugëve dhe shtigjeve që përputhen. Agjencia shtetërore ruse e lajmeve RIA citoi një deklaratë nga fabrika Kremniy në Bryansk, e cila tha se puna ishte pezulluar pas një sulmi nga gjashtë dronë. Pavel Malkov, guvernatori rajonal, tha se shërbimet e urgjencës po reagonin.

Kremlini i pranoi sulmet, por nuk përmendi dëme apo viktima. Moska pretendoi se kishte shkatërruar 121 dronë ukrainas, duke përfshirë gjashtë mbi rajonin e Moskës, 20 në rajonin Ryazan dhe një numër mbi rajonin kufitar të Bryansk. Sergei Sobyanin, kryebashkiaku i Moskës, tha se mbrojtja ajrore e qytetit kishte kapur sulmet nga dronët ukrainas në katër lokacione. Ai tha se mbrojtja ajrore në juglindje të kryeqytetit në Kolomna dhe Ramenskoye kishte zmbrapsur gjithashtu dronët, pa specifikuar se sa ndërsa shtoi se nuk ka pasur dëme.

Agjencitë ruse të lajmeve cituan Rosaviatsiya, agjencia federale e aviacionit, e cila thoshte se dy aeroportet e Moskës, Vnukovo dhe Domodedovo, kishin rifilluar fluturimet pas pezullimit të operacioneve për një kohë. Gjashtë fluturime u ridrejtuan në aeroporte të tjera.

Në qytetin e Kursk, kryebashkiaku Igor Kutsak tha se sulmet gjatë natës kishin dëmtuar linjat e energjisë elektrike dhe kishin ndërprerë energjinë elektrike në një lagje. Në Ukrainë, zyrtarët deklaruan se mbrojtja ajrore e saj kishte shkatërruar 25 nga 58 dronët e lëshuar gjatë natës nga Rusia. Ministria e Brendshme njoftoi mbeturinat nga një prej dronëve kishin vrarë dy burra dhe një grua në Hlevakha, rajoni i Kievit dhe se një person tjetër ishte plagosur.

Lini një Përgjigje