TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota26 Janar 2025, 14:31

Ceremonia e varrimit të kryepeshkopit Anastas, kryeministri grek vjen në në Tiranë

Shkruar nga Pamfleti
Ceremonia e varrimit të kryepeshkopit Anastas, kryeministri grek vjen
Kyriakos Mitsotakis

Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis, do të jetë i pranishëm në ceremoninë e varrimit të kryepeshkopit Anastas Janullatos në Tiranë.

TCH shkruan se kreu i qeverisë greke do të mbërrijë të enjten në Shqipëri.

Ndërkohë ditën e sotme, në Mitropolinë e Athinës u kryhe shërbesa e Liturgjisë Hyjnore para trupit të Kryepeshkopit Anastas Janullatos, i cili u nda nga jeta paraditen e djeshme. Liturgjinë Hyjnore do ta kryesojë nënkryetari i Sinodit të Shenjtë, Mitropoliti i Nafpaktos dhe i Shën Vlasit, Jerotheosi.

Pas përfundimit të saj, Kryepeshkopi i Athinës dhe i gjithë Greqisë, Jeronimos, mbajti një shërbesë për shpirtin e të ndjerit. Në këtë shërbesë ka marrë pjesë kryeministri, Kyriakos Mitsotakis, kryetari i PASOK-ut, Nikos Androulakis, eurodeputeti Fredi Beleri dhe politikanë tjerë të Greqisë.

Trupi i ndjerë i Kryepeshkopit do të qëndrojë në Katedralen e Shenjtë të Athinës, ku do të vendoset për nderime publike deri në orët e mëngjesit të së hënës, kur do të sillet në Shqipëri.

 

 

kyriakos mitsotakis

Lini një Përgjigje