Teksa Donald Trump njoftoi në Las Vegas se ai mund të konsiderojë ribashkimin me Organizatën Botërore të Shëndetit (OBSH), vetëm disa ditë pasi urdhëroi daljen e Shteteve të Bashkuara nga agjencia globale e shëndetit, miliarderi Elon Musk në X ka propozuar ndryshimin e emrit të Kanalit Anglez (mes Francës dhe Britanisë së Madhe) në Xhorxh Washington.
“Një emër i ri për ujërat që ndajnë Anglinë dhe Francën”, shkroi Musk në X, duke postuar një foto të një harte gjeografike të ngushticës, në të cilën mund të lexohet emri i Uashingtonit.
Presidenti i ri i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, aleat dhe sponsor i ngushtë i të cilit është Musk nënshkroi një dekret ditët e fundit duke urdhëruar fillimin e procesit të 'riemërtimit' të Gjirit të Meksikës në Gjirin e Amerikës.
Prej muajsh ka pasur përplasje dhe sulme nga Musk kundër kreut të qeverisë britanike Keir Starmer.
Stamer është i zemëruar me keqinformimin që vjen nga postimet e Elon Musk dhe beson se kjo është e rrezikshme jo vetëm ndaj deputetëve të veçantë britanik, por edhe ndaj demokracisë britanike në një plan më të gjerë. Edhe pse nuk është një fillim viti që kryeministri britanik do donte të ishte, e vërteta është se 10 Downing Street nën sulm ka nxjerr shpatën për 2025-ën.
Mbetet të shihet se si do vazhdoj më tej kjo luftë pa dorashka mes një njeriu mjaft të rëndësishëm të administratës së re amerikane dhe qeverisë së aleatit më të madh historik të Amerikës në Evropë dhe në botë, Britanisë së Madhe, që drejtohen nga dy njerëz me përkatësi të kundërta ideologjike.
Kjo përplasje e hapët mes dy brigjeve të Atlantikut, lë të hapur jo vetëm qëndrimin e presidentit të ri amerikan në raport me njeriun më të pasur në botë, pjesë e administratës së tij, që duket se po merr tërë vëmendjen mediatike botërore, duke sfumuar prezencën e Trumpit, por edhe formatin e marrëdhënieve të ardhshme mes dy aleatëve tradicional, dhe bashkëpunimin ndërkombëtar në 4 vitet e ardhshme në një botë shumëpolare, me shumë sfida dhe kriza rajonale dhe globale.
Lini një Përgjigje