Presidenti amerikan Donald Trump ka thënë se kryeministri Sir Keir Starmer ka bërë një punë shumë të mirë deri më tani dhe se të dy ata kanë një marrëdhënie shumë tepër pozitive me njëri-tjetrin.
I pyetur nga BBC në bordin e Air Force One për marrëdhënien e tij me Sir Keir, Trump shtoi se ata do të kenë një telefonatë gjatë 24 orëve të ardhshme.
Trump dhe lideri laburist janë takuar në disa raste, duke përfshirë një vizitë të Sir Keir në “Trump Tower” në Nju Jork gjatë fushatës presidenciale.
Megjithatë, miliarderi i teknologjisë dhe aleati i Trump, Elon Musk, ka qenë ashpër kritik ndaj Sir Keir dhe ka kërkuar vazhdimisht largimin e tij nga detyra.
“Unë shkoj mirë me të. Më pëlqen shumë. Ai është liberal, gjë që është pak më ndryshe nga unë, por unë mendoj se ai është një person shumë i mirë dhe mendoj se ai ka bërë një punë shumë të mirë deri më tani. Ai ka përfaqësuar vendin e tij në aspektin filozofik. Mund të mos pajtohem me filozofinë e tij, por kam një marrëdhënie shumë të mirë me të”, tha Presidenti i SHBA-së për kryeministrin britanik.
Sulmet e Elon Musk, njeriut më të pasur të botës dhe njeriut të afërm deri më tani të presidentit të zgjedhur amerikan Donald Trump, ndaj qeverisë britanike dhe kreut te saj Sir Kier Stamer, kanë vazhduar prej ditësh.
Prej muajsh ka pasur përplasje dhe sulme nga Musk kundër kreut të qeverisë dhe mos reagimi zyrtar britanike deri diku kishte një lloj logjike politike dhe diplomatike. Kjo pasi ka menduar se kundërpërgjigja ndaj Musk do egërsonte presidentin Trump ndaj mikut të tij dhe mbështetësit më të madh në fushatën elektorale amerikane, i cili pritet të ketë një rol të rëndësishëm në administratën e re amerikane. Qartazi Stamer është i zemëruar me keqinformimin që vjen nga postimet e Elon Musk dhe beson se kjo është e rrezikshme jo vetëm ndaj deputetëve të veçantë britanik, por edhe ndaj demokracisë britanike në një plan më të gjerë. Edhe pse nuk është një fillim viti që kryeministri britanik do donte të ishte, e vërteta është se 10 Downing Street nën sulm ka nxjerr shpatën për 2025-ën.
Lini një Përgjigje