
Presidenti francez, Emmanuel Macron ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu, ku i ka kërkuar atij që të tërheqë forcat ushtarake ende të pranishme në Liban.
“Presidenti i insistoi kryeministrit Netanyahu për rëndësinë që asgjë të mos komprometojë përpjekjet e autoriteteve të reja libaneze për të rivendosur autoritetin e shtetit në të gjithë territorin e vendit të tyre”, theksoi presidenca franceze në një deklaratë.
Kryeministri izraelit tregoi gjithashtu të dielën se kishte marrë garanci nga presidenti francez se kompanitë izraelite do të lejoheshin në Panairin e 55-të Ndërkombëtar të Ajrit dhe Hapësirës në Le Bourget në qershor, sipas zyrës së tij.
Lini një Përgjigje