
Ministri i Mbretërisë së Bashkuar për Forcat e Armatosura, Leo Docherty ka deklaruar se rreth 450,000 personel ushtarak rus, janë vrarë ose plagosur që nga nisja e luftës në Ukrainë.
Leo Docherty i tha UK Defense Journal se përveç të vrarëve, dhjetëra mijëra njerëz kanë braktisur ushtrinë ruse që nga fillimi i luftës në shkurt 2022.
Ai tha se nuk e dinte numrin e personelit që u vra duke shërbyer në kompanitë ushtarake private ruse si Wagner Group.
Duke e kthyer vëmendjen e tij te vlerësimet për armët, Docherty tha se mbi 10,000 automjete të blinduara ruse, duke përfshirë gati 3,000 tanke kryesore luftarake, 109 avionë me krahë fiks, 136 helikopterë, 346 mjete ajrore pa pilot, 23 anije detare të të gjitha klasave dhe mbi 1,50 sisteme artilerie, janë shkatërruar, braktisur ose kapur nga Ukraina në më shumë se dy vjet.
Lini një Përgjigje