TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota28 Prill 2024, 12:45

Zbardhen detaje nga sherri në Greqi, përplasje mes dy grupe të rinjsh; 23-vjeçari u godit me thikë në qafë

Shkruar nga Pamfleti
Zbardhen detaje nga sherri në Greqi, përplasje mes dy grupe të
Pamje nga vendngjarja

Zbardhen detaje nga sherri në një lokal nate mëngjesin e sotëm në Greqi, ku një person mbeti i vdekur ndërsa një tjetër u plagos rëndë.

Mediat greke raportojnë se sherri ndodhi mes të rinj dhe konflikti nisi për motive banale.

Një grup i të rinjve që ndodheshin në lokal kanë debatuar me një grup tjetër. Në një moment, një prej personave ka nxjerrë armën ndërsa një tjetër ka sulmuar me thikë.

Nga ky konflikt, viktima 23-vjeçar u godit me thikë në qafë dhe për pasojë humbi jetën, ndërsa 26-vjeçari mbeti i plagosur me armë zjarri.

Hetimet po vijojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes që tronditi vendin.

 

Lini një Përgjigje