
Të shtëna me armë janë raportuar mëngjesin e sotëm në Greqi.
Ngjarja ka ndodhur jashtë në një lokal nate në Marousi. Si pasojë e të shtënave me armë një person ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur.
Sipas informacioneve paraprake, mësohet se fillimisht ka ndodhur një sherr mes të paktën dy personave jashtë një klubi nate. Më pas sherri ka degraduar deri deri në të shtëna me armë zjarri.
Në vendin e ngjarjes, u gjet një gëzhojë 9 mm, ndërsa diku aty afër u gjet një armë e lënë në një vazo me lule.
Ende nuk dihet identiteti i personave, apo shkaku i konfliktit.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë.
Lini një Përgjigje