TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota28 Prill 2024, 16:26

Rezoluta për Srebrenicën dhe plani “sekret” i Vuçiç dhe Dodik!

Shkruar nga Pamfleti

Rezoluta për Srebrenicën dhe plani “sekret” i

Si Dodik ashtu dhe Vuçiç kanë shfrytëzuar situatën e tensioneve në Ukrainë dhe Lindjen e Mesme për të ushtruar presion dhe kërcënuar me destabilizim të rajonit.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç vijon të sfidojë Perëndimin me veprimet e tij, pavarësisht se këta të fundit po përpiqen ta afrojnë në gjirin e tyre.

Duke e ditur tashmë se rezoluta për Srebrenicën, e cila dënon Serbinë për krime lufte dhe gjenocid, do të miratohet në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, Vuçiç ka vendosur të shtyjë Kuvendin e përbashkët, të planifikuar për ta mbledhur për Pashkë.

Qëllimi i kësaj shtyrje është sepse Mirolad Dodik dhe Vuçiç kanë rënë dakord që ta mbledhin kuvendin e përbashkët menjëherë pas miratimit të Rezolutës për Srebrenicën në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së. Duke e sfiduar hapur Perëndimin dhe duke treguar moskokëçarje dhe aspak pendesë për gjenocidin e shkaktuar nga serbët në 1995 në Bosnjë.

Një lëvizje kjo që do të përdoret për të sfumuar sadopak, miratimin e një rezolute që e bën shtetin serb përgjegjës për krimet e luftës. 

Votimi për miratimin e rezolutës për Srebrenicën, i paralajmëruar më parë për 2 maj, është shtyrë dhe data e re ende nuk është shpallur zyrtarisht, raporton Danas

Ambasadori i Bosnjës dhe Hercegovinës në Kombet e Bashkuara, Zlatko Lagumdžija, tha më herët se seanca e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, ku do të diskutohet draft Rezoluta e OKB-së për Ditën e Përkujtimit të Gjenocidit të Srebrenicës, sigurisht që nuk do të mbahet para 6 majit.

Presidenti i Republikës Srpska, Milorad Dodik, i ka dalë në mbrojtje aleatit të tij, Aleksandar Vuçiç kundër rezolutës së Kombeve të Bashkuara për masakrën e Srebrenicës. Dodik paralajmëroi këdo që tenton të veprojë kundër Republikës Srpska se do të ketë probleme.

Nëse rezoluta miratohet, ne do e refuzojmë atë. Ne nuk mund ta pranojmë atë etiketim. Gjenocidi është skualifikim moral i një populli. Republika Srpska nuk sheh më asnjë arsye pse të ekzistojë në Bosnje dhe Hercegovinë pas kësaj", tha Dodik.

Si Dodik ashtu dhe Vuçiç kanë shfrytëzuar situatën e tensioneve në Ukrainë dhe Lindjen e Mesme për të ushtruar presion dhe kërcënuar me destabilizim të rajonit. Dodik ka shkaktuar probleme duke marrë përsipër ndarjen e Republikës Srbska nga Bosnja dhe bashkimit të saj me Serbinë. Nga ana tjetër, Vuçiç vijon me tensionimin e situatës me Kosovën, duke e lënë të hapur rikthimin e ngërçit dhe përplasjeve në komunat veriore, njëjtë si një vit më parë!

Lini një Përgjigje