Zbulohen të tjera pasuri të Silvio Berluskonit. Përveç vilave dhe bizneseve, në “testamentin” e tij janë edhe tre deve, një dhuratë personale nga Gaddafi, që nuk u morën kurrë nga kopshti zoologjik i Tripolit.
Po ashtu bëhet fjalë për një numër tjetër pasurish si: varka, vepra arti, madje edhe objekte të lira të cilat me kalimin e viteve, sidomos pas vdekjes së pronarit të ligjshëm, kanë marrë një vlerë historike shumë më të lartë se vlera e tregut. Si, për shembull, pesë kopjet e Kupës së Kampionëve të fituara nga presidenti i Milanit.
Sa i takon veprave të artit, janë mijëra piktura - flitet për njëzet mijë njësi, por shumë prej tyre u janë dhuruar ndër vite miqve dhe parlamentarëve - të blera me telefon në ankande televizive. Shumë portrete, shumë “Venecia”, një sasi e pacaktuar peizazhesh, disa me origjinë të pasigurt, të tjera që i atribuohen një “shkolle”. Në këtë buqetë me numër dhe vlerë të pacaktuar ka disa perla të rralla, të cilat e çojnë vlerën totale të koleksionit – sipas vlerësimit të Vittorio Sgarbi – “në rreth dhjetë milionë euro, padyshim nëse gjithçka shitet individualisht”.
Midis këtyre pjesëve, në librin “Scoperte e rivelazioni”, të publikuar së fundmi për La Nave di Teseo, Sgarbi regjistron një portret të Anna Fallarino nga Piero Annigoni, një pjesë e vlefshme nga koleksioni Casati Stampa që ishte brenda Villa San Martino përpara se rezidenca të blihej nga Berluskoni. Vepër e një rëndësie të caktuar historike.

Është padyshim më e lehtë për të numëruar varkat. Midis tyre, Princesha VaiVia, një varkë me vela 42 metra; The Morning Glory, 48 metra e gjatë; Magnum 70, e cila është e motorizuar. Vetëm e fundit kjo vlen më shumë se njëzet milionë euro.
Lini një Përgjigje