TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota29 Qershor 2023, 15:23

“2028-ta duhet të na gjejë në BE”, presidenti Milatoviç: 3 vitet e ardhshme janë vendimtare për Malin e Zi

Shkruar nga Pamfleti

“2028-ta duhet të na gjejë në BE”, presidenti

Presidenti i Malit të Zi, Jakov Milatoviç është shprehur optimist për rrugëtimin e vendit të tij drejt BE-së. Ai tha sot se në vitin e ardhshëm do të ndërmerren hapa të fuqishëm në rrugën drejt Bashkimit Evropian. Ndërkohë shtoi se tre vitet e ardhshme do të jenë vendimtare që Mali i Zi të bëhet anëtar i plotë deri në vitin 2027 ose 2028.

Ne si vendimmarrës në Mal të Zi dhe vendimmarrës në Bruksel duhet ta shfrytëzojmë këtë moment. Është e rëndësishme që në muajt e ardhshëm të merren vendime për emërimet në gjyqësor, të cilat janë nën juridiksionin e Parlamentit të Malit të Zi”, tha Milatoviç.

Ai i bëri thirrje parlamentit që të veprojë sa më shpejt të jetë e mundur për të plotësuar hapësirat e mbetur në gjyqësorë.

Unë pres që mbledhja e re e Parlamentit të Malit të Zi të sillet me përgjegjësi dhe të gjejë një konsensus kur bëhet fjalë për emërimet në gjyqësor”, tha Milatoviç.

mali i zi be procesi

Lini një Përgjigje