TAGS-AT E JAVËS

Anti-Mafia 7 Prill 2026, 11:59

Vajza e dhëndri i Fatmir Xhafajt, hipotekojnë 50 mijë m2 tokë shtetërore në bregdetin e Semanit, për park energjie

Shkruar nga Pamfleti

Vajza e dhëndri i Fatmir Xhafajt, hipotekojnë 50 mijë m2

E kanë në ortakëri me ndërtuesin Artan Sako, vëllai i ish-kryegardistit Gramoz Sako, aktualisht kryebashkiak i Tepelenës, të cilët kanë ndëruar pallatin e Linda Ramës dhe kanë marrë rreth 170 milionë Euro tenderë gjatë pushtetit të Edi Ramës...

Rasti i çiftit Amantia Xhafaj e Ditjon Baboçi, vajza dhe dhëndri i ish-ministrit e deputetit Fatmir Xhafaj, është dëshmi e faktit, që pasuritë shtetërore po grabiten e tjetërsohen në pasuri private, nëpërmjet koncesionesh klienteliste të firmosura nga kryeministri Edi Rama.

Informacioni i ardhur në “Pamfleti”, zbulon se vajza dhe dhëndri i Fatmir Xhafajt, dy javë më parë kanë regjistruar në emër të kompanisë “Dion Energji” në kadastër, sipërfaqen 50 mijë m2 tokë bregdetare në fshatin Grykë-Topojë tek zona e plazhit të Semanit në Fier.

Kompania “DION Energji” sh.p.k. është 50% në pronësi të vajzës e dhëndrit të Fatmir Xhafajt dhe 50% në pronësi të ndërtuesit Artan Sako, vëllait të ish-kryegardistit Gramoz Sako, aktualisht kryebashkiak i Tepelenës, të cilët kanë ndërtuar pallatin e Linda Ramës dhe kanë marrë rreth 170 milionë Euro tenderë në rreth 13 vite të pushtetit të Edi Ramës.

Nëpërmjet “DION Energji” sh.p.k., çifti Amantia Xhafaj e Ditjon Baboçi dhe ortaku i tyre Artan Sako, kanë marrë koncesionin për investimin, ndërtimin dhe shfrytëzimin e Parkut Fotovoltaik në Topojë të Fierit, që ndodhet në bregdetin e plazhit të Semanit.

Sipas projektit, Këshilli Kombëtar i Territorit dhe Ujit, ka përcaktuar 35 mijë e 245 mijë m2 për ndërtimin e Parkut Fotovoltaik të familjeve ortake “Xhafaj-Sako”, por kryebashkiaku i Fierit, Armando Subashi, u ka dhënë 50 mijë m2, vendim të cilin e mban të fshehtë.

Këtë sipërfaqe buzë detit në Seman, ata e kanë marrë në përdorim me kontratë enfiteoze për 10 vite, por e kanë regjistuar në kadastër si pasuri në pronësi të tyre, kur ajo është pasuri shtetërore në administrim nga Bashkia e Fierit.

Nuk është e vështirë të kuptohet, cilët drejtues institucionesh e me çfarë urdhri sipër tyre, kanë favorizuar vajzën dhe dhëndrin e Fatmir Xhafajt e ndërtuesin Artan Sako, të regjistrojnë në pronësi të tyre, 50 mijë m2 tokë shtetërore, dhënë në përdorim për biznes energjie fotovoltaike.

Vajza e dhëndri i Fatmir Xhafajt, hipotekojnë 50 mijë m2

Nuk është vështirë të kuptohet gjithashtu, që nga 35 mijë e 245 mijë m2 tokë caktuar për projektin e Parkut Fotovolatik, kryebashkiaku i Fierit Armando Subashi u ka dhënë 14 mijë 755 mijë m2 tokë më tepër në bregdetin e Semanit në Fier; troç për të ndërtuar vila e pallate plazhi.

Skandal i rëndë, është fakti që kryeministri Edi Rama, lejen e ndërtimit e ka dhënë në datën 25 shtator 2024 me Vendim Nr. 55; por pas 1 viti, më 25 shtator 2025, ka nxjerrë një vendim tjetër me nr. 65, për miratim të lejes me kusht, pa vendosur asnjë kusht.

Më 6 prill 2023, rreth 30 muaj para dhënies së lejes së ndërtimit nga Këshilli Kombëtar i Territorit, ortakët Xhafaj e Sako, kanë nënshkruar me Drejtorinë e Koncesioneve në Ministrinë e Infrastrukturë-Energjisë, kontratën për ndërtimin e Parkut Fotovoltaik.

Mbi 3 vite para lejes së ndërtimit, konkretisht më 28 qershor 2022, kanë nënshkrua Marrëveshjen Nr. 6359/2 me OSSH, për linjën e furnizimit me emergji elektrike të zonës së Parkut Fotovolatik.

Me Vendim Ndikimi në Mjedis të datës 13 nëntor 2024, rreth 1 vit para daljes së lejes, Agjencia Kombëtare e Mjedisit, i pajisi me leje mjedisore për ndërtimin Parkut Fotovoltaik në bregdet, me raportin sikur nuk dëmton mjedisin.

Kështu veprohet, kur përfituesit e koncesioneve janë familjarë e klientë të afërt të kupolës së pushtetit./Pamfleti

 

vajza e fatmir xhafës amantia xhafa dition baboçi bregdeti i semanit

7 Komente

  1. k
    kiu

    Sa shume tepelens paska patur mer jahu, me keq se tropojanet..Shumohen neper rrezat e haleve!

    1. k
      k

      Zoti i mallkoftë dhe vdekshin të gjithë hajdutët e korruptuar që vodhën shqiperine.

    2. N
      Nje shqiptar I shkrete...

      Per mua....Fatmir Xhafaj...eshte shume..shume.me i keq dhe totalisht shkatrrimtar dhe perfitues se vete Ramiz Alia.... E ka kape per fyti Shqiperine e shqiptaret dhe njekohesisht ..per cicash per ta mjele per interesat e veta mjere ne...

      1. L
        LEJDI

        DRITHERUESE, MOR PO KA NJE MEKANIZEM QE TIA NDAL YRYSHTIN KETIJ XHAFES SE BABLES QE PO BON NAMIN ME GRABITJEN E ASETEVE PUBLIKE DUKE FUT FISN E VET. NUK ESHTE E PARA HERE QE NDODH KJO ME KET FATMIR BABALEN, ME VLLA TE BURGOSUR SI TRAFIKANT DROGE. E KA NIS KET MARIFET HERET, ME BENZINAJO NE POGRADEC ETJ. ETJ. O SPAK MOS FLI GJUM. TREGOJA VENDIN KETIJ LLOJ PERBINDESHI POLITIK QE NUK NDALET. PSE TUTESH HE BURRE. PSE SPURDHESH PARA EDI RAMES QE I FRYMEZO KTO FTYRA TE NEVERITSHME. MOS LEJO TE SHKRUHESH SI TURP E FAQE E ZEZE E HSTORISE. ZGJOHI E VEPRO SE VEC TEK TI SHPRESOJNE SHQIPOT E MBETUR SI PESHKU PA UJE.

        1. E
          Elda

          Po dihet vetem populli esht fukara kto qe kan baben deputet minister ju zbresin nga qielli

          1. a
            ad bulku

            ky qenka me i zgjuar se t gjith me melcit e varura ne qaf

            1. B
              Bruno Leli

              Lejd jam ok me gjithe sa thu per vemjen Xhafa Fatmirn dhe SPAKN qe nga fryka ben sehir. Eshte e turpshme heshtja e SPAK.Xhafa eshte pjese e flliqur e rinise komuniste.

              Lini një Përgjigje