Raporti vjetor i Komisionerit për Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil për vitin 2025 evidenton 1,279 emërime në kundërshtim me ligjin, në një vit që përkoi me zgjedhjet parlamentare. Shkeljet janë të përqendruara kryesisht në pushtetin vendor, ku regjistrohen mbi 1,000 raste, ndërsa institucionet e pavarura nuk paraqesin asnjë shkelje. Dokumenti pasqyron gjithashtu një nivel të lartë lëvizshmërie në administratë gjatë këtij viti.
Edi Rama dhe mazhoranca kanë mbushur administratën me emërime nepotike gjatë zgjedhjeve të vitit që lamë pas.
Komisioneri për Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil, ka nxjerrë zbuluar qeverinë dhe krerët e bashkive, pasi gjatë vitit zgjedhor, ka pasur emërime në administratë në shkelje flagrante me ligjin.
Sipas raportit vjetor të dorëzuar në Kuvend për vitin 2025, nga 16,343 pozicione pune të monitoruara në total, 1.279 janë plotësuar në kundërshtim me ligjin, duke përbërë 7.3% të rasteve. Në të njëjtën kohë, 12.976 pozicione janë plotësuar sipas rregullave, ndërsa 2.088 mbeten vakante.
Pesha kryesore e shkeljeve bie mbi administratën vendore. 1,016 nga emërimet e paligjshme i përkasin bashkive, duke e kthyer këtë nivel administrimi në epiqendrën e problematikës. Raporti evidenton përqendrime të larta në disa bashki me volum të madh punësimi, ku spikasin Kavaja me 106 raste, Malësia e Madhe me 65, si dhe Rrogozhina dhe Saranda me nga 60 raste secila. Në vijim renditen Bulqiza me 47, ndërsa Hasi dhe Lezha me nga 45 raste.
Në kontrast të plotë, institucionet e pavarura nuk rezultojnë me asnjë rast emërimi në kundërshtim me ligjin, duke krijuar një diferencë të theksuar në mënyrën e zbatimit të procedurave.

Të dhënat e raportit tregojnë gjithashtu një lëvizshmëri të lartë në administratë gjatë këtij viti. Administrata vendore kryeson edhe për numrin e përfundimit të marrëdhënieve të punës me 325 raste, e ndjekur nga administrata shtetërore me 278 dhe institucionet e pavarura me 67.
Arsyet e largimeve dominohen nga faktorë individualë dhe demografikë. Dorëheqjet përbëjnë pjesën më të madhe me 359 raste (53.6%), ndërsa daljet në pension 170 raste (25.3%), duke përbërë së bashku rreth 77% të totalit. Ndërkohë, largimet për arsye disiplinore mbeten minimale, vetëm 16 raste, çka sipas analizës së raportit tregon se lëvizjet në administratë lidhen më shumë me zgjedhje personale dhe rrjedhë natyrore të karrierës sesa me masa ndëshkuese apo reforma strukturore.
Në raport evidentohen edhe raste të tjera si mbyllje apo ristrukturim institucionesh (21 raste), refuzim pozicioni pas ristrukturimit (3 raste), performancë e dobët (4 raste) dhe konflikt interesi (1 rast).
Në tërësi, viti 2025 paraqitet si një periudhë ku procesi i punësimeve në administratë, veçanërisht në nivel vendor, është shoqëruar me një numër të konsiderueshëm shkeljesh të procedurave, në të njëjtën kohë që vendi zhvillonte një nga proceset më të rëndësishme politike të tij. /Pamfleti
Pse nk kwni publikuar dhe sa individe jane mbajtur nga zoti agaci ne kundershim me ligjin, pasi kane vite qe kane mbushur moshen e daljes ne pension dhe vazhdojne mos te dalin duke e konsideruar veten te pa prekshem
Shqiptare te ndershem,te mire dhe punetore qe keni ngelur akoma ne shtetin e gangpordhsterave...zgjidhja e madhe per ju, 3 topa m*ti ,nje tek policia nje tek gjykata dhe nje tek parlamenti dhe nje bilete vetem vajtje ne perëndimin kapitalist .rruge te mbare!