TAGS-AT E JAVËS

Anti-Mafia15 Gusht 2023, 17:29

Si i mashtroi studentët e mjekësisë, “rreshteri” i Edi Ramës, Bajram Begu

Shkruar nga Pamfleti
Si i mashtroi studentët e mjekësisë, “rreshteri” i
Bajram Begaj dhe Edi Rama

Bajram Begu u tha studentëve: - Po e studioj ligjin me ekspertë vendas e të BE, dhe po të ketë shkelje të të drejtave tuaja kushtetuese nuk do ta dekretoj”. Por e la në heshtje deri sa ligji hyri në fuqi...   

Presidenti Bajram Begaj, miratoi me heshtje dekretimin e ligjit anti-kushtetues, që izolon brenda vendit dhe detyron studentët e mjekësisë me bllokim diplomash, të punojnë 5 vite në Shqipëri, ose ndryshe paguajnë 6000 Euro kosto për çdo vit studim.

Studentët i kanë shprehur neveri Presidentit të Republikës, për këtë pabesi ndaj tyre, mbasi ata, bazuar në bisedën e sinqertë me kreun e shtetit, ishin në pritje të mos dekretimit të ligjit.

Por Bajrami e drodhi, dhe si përherë bëri shërbimin e radhës ndaj pushtetit, si “rreshter” i Edi Ramës; i cili si të tillë, jo vetëm e emëroi President megjithëse ishte person anonim, me formim grotesk, por edhe i ka bërë qoka financiare duke i dyfishuar pagën e duke dhënë shpërblim 6 milionë lekë, për gishtin që preu në gotë rakie në gjendje të dehur.

Studentët e mjekësisë, në përfundim të studimeve, do përballen me ligjin anti- kushtetues që miratoi në heshtje, në mënyrë tinzare e të pabesë Bajram Begaj, duke zbatuar urdhrin e Edi Ramës për të mos vonuar zbatimin me dekret refuzues.

Me këtë pabesi, presidenti Bajram Begaj mashtroi dhe talli studentët e mjekësisë, të cilëve në takimin e datës 23 korrik 2023, u tha e u bëri këtë betim: - Unë po e studioj ligjin me këshilltarët juridik, me ekspertë vendas e të BE, dhe po të ketë sikur edhe një shkelje të të drejtave tuaja kushtetuese, nuk do ta dekretoj.

Si i mashtroi studentët e mjekësisë, “rreshteri” i

Në fakt, krejt ligji është në shkelje të drejtash kushtetuese, me izolimin e studentëve dhe detyrimin për të punuar brenda vendit, duke u bllokuar diplomat e pagesa financiare për shpenzimet e shtetit në vitet mësimore.

Bashkë me ligjin për studentët e mjekësisë, “rreshter” Bajram Begu i Edi Ramës, la të miratohej në heshtje edhe ligji për legalizimin e kanabisit dhe ligjin për Akademinë e Shkencave, që lë kryetar të përjetshëm Skënder Gjinushin e Tomë Doshit.

Nuk dihet, me çfarë e ka shpërblyer Babloku për këtë akrobaci të medemek Presidentit, por miratimi me heshtje i ligjeve klienteliste mafioze e anti-kushtetuese, është një turp i madh institucional./Pamfleti 

 

bajram begu studentët e mjekësisë rreshteri i edi ramës

Lini një Përgjigje