
Veprimet zyrtare, tjetërsimin e aksioneve dhe fshehjen e pasurive, i ka bërë Arenc Mytezani, të cilin policia e lejoji të arratisej 1 ditë pasi SPAK i çoi urdhër-arrestin për të, por në këto krime ekonomike, ka qenë ortak me kunatin e Sandrit dhe gruan e Klodian Zotos...
Në dosjen e komisionit hetimor parlamentar, deputetët e PD e trajtuan Arenc Bilal Myrtezanin si “menaxher të thjeshtë” në landfillin e Fierit, por faktikisht ai ka qenë një nga personat kyç e të besuar të Klodian Zotos me pagë mujore 8.9 milionë lekë, që ka kryer të gjitha veprimet.
Arenc Myrtezani është dhëndri i Ridvan Bodes dhe ish-shoferi i tij në Ministrinë Financave, që menaxhonte pazaret e ryshfeteve të emërimeve, licencave, koncesioneve, favoret tatimore e doganore dhe pazaret në KESH, Albpetrol, ish-CEZ e kudo ku kishte kompetencë ish-ministri krye hajdut i Saliut, që Edi Rama e emëroi në Bankën e Shtetit.
Ndërsa në dosjen e SPAK, dhëndri i Ridvan Bodes akuzohet si “maska” i punëve të Klodian Zotos me landfillet, tokat dhe biznesin e sahatëve të ujit, konkretisht: Për korrupsion, falsifikim dokumentesh, fshehje pasurie të Zotos me tjetërsime, pastrim të parave e veprimtari kriminale .
Më 30 gusht 2020, “Pamfleti” publikoi një lajm me burim nga BKH; që SPAK gjatë hetimeve, kishte konstatuar se në aferën e 3 landfilleve ishin përfshirë dhe Ridvan Bode e Sandër Frangaj, nëpërmjet familjarëve të tyre dhe ndikuan për të bllokuar hetimin.
Por sekuestrimi më 1 gusht 2023, i një prone të Klodian Zotos në Durrës me vlerë 1 milion Euro, zbuloi se fshehja e saj ishte bërë nëpërmjet firmës “F.M.O sh.p.k”, të cilën Zoto ia kishte shitur fiktivisht vartësit të tij dhëndër i Ritvan Bodes për 100 mijë lekë, ndërsa dhëndri i Bodes, për të fshehur e gjurmët ia shiti një personi me emrin Fatos Bunoca po për 100 mijë lekë.
Në veprimtarinë e Arenc Myrtezanit si “lavatriçe” e Klodian Zotos ka këto prova:
- Ka qenë administrator i landfillit të Fierit dhe realizues i shit-blerjes së tokës ku u ngrit ky landfill (toka iu ble Ben Qimes), si dhe drejtues procedurash për landfillin e Elbasanit.
- Me Vendimin nr. 54, datë 27.11.2018, të Ministrisë së Turizëm-Mjedisit, firmosur nga Blendi Klosi për lanfillin e Tiranës, përfaqësues ligjor i landfillit është Arenc Myrtezani.
- Sipas regjistrit të QKB, Arenc Myrtezani është ortak me Ilva Zoton gruaja e Klodian Zotos dhe Edlira Nallbanin, kunatën e Sandër Frangaj dhe gruaja e trafikantit Nard Nallbani i dherave.
- Gruaja e Arenc Murtezanit (mbesa e Ridvan Bodes) dhe gruaja e Klodian Zotos kanë menaxhuar 20 milionë Euro “Program 1-vjeçar për Konvertimin e Borxhit Shqiptar”, dhënë nga ish-ministri Bode, me Urdhër 1623, datë 15.04.2013 ku paguheshin nga 1800 Euro në muaj.
- Dhëndri dhe mbesa e Ridvan Bodes, janë ortakë me Klodian Zoton e grekun Konstantinos Aloupis, në firmën “Metronet” për laboratorë, pajisje ujësjellësi e shërbime metrologjike.
- Pas shitjes fiktive, të pasurisë 1 milion Euro në Durrës më 15 qershor 2015 te Fatos Bunoca, dhëndri dhe mbesa e Ridvan Bodes e Klodian Zoto, janë bërë përsëri ortak “de facto” të firmës “F.M.O Sh.p.k” që ka objekt ndërtim pallate, shkolla e ujësjellës.
- Dhëndri i Ridvan Bodes është administrator i firmën “ECOALB-FR Sh.p.k” në pronësi të Klodian Zotos, me objekt ndërtim HEC-e e TEC-e; por nëpërmjet saj është dhe përfaqësues i 50% aksione të Klodian Zotos te firma “Building Construction&Green Energy”.
Ka dhe prova të tjera, që vërtetojnë se Arenc Myrtezani, jo vetëm ka shërbyer si administrator e “lavatriçe” i Klodian Zotos në aferat e landfilleve, ndërtimeve, HEC-ve e ujësjellësve, por ka qenë nyja lidhëse e Zotos me Ridvan Boden e Sandër Frangajn në këto biznese mafioze.
Referuar këtyre lidhjeve, nuk është rastësi, që policia e lejoi Arenc Myrtezanin, të arratisej 1 ditë pasi SPAK i çoi urdhër-arrestin për të dhe pastaj e shpalli në kërkim./Pamfleti
Lini një Përgjigje