TAGS-AT E JAVËS

Anti-Mafia14 Gusht 2023, 10:52

Në çarçafin për kullën, Edi Rama nuk tha ku do t’i gjejë paratë Gimja i Redbullit, për ‘Malin e Tiranës’

Shkruar nga Pamfleti
Në çarçafin për kullën, Edi Rama nuk tha ku do
Edi Rama

Sipas Ligjit Anti- mafie, ju si Kryeministër e Kryetar i Këshillit Kombëtar të Territorit, para dhënies së lejes së ndërtimit edhe 1 për shtëpi me 1 kat, duhet të kërkoni nga Anti-krimi Ekonomik, Tatimet, Bankat, Drejtoria e Parandalim-Pastrimit e SHISH, informacion shkresor për burimet e financimit të ndërtuesit...

Pas çdo arrestimi ministrash, deputetësh, krye bashkiakësh e drejtorësh, kryeministri Edi Rama, ka deklaruar se ai nuk do bëhet avokat i askujt që “ha dardha pas shpinës” së tij.

Të kundërtën bëri me hartim-çarçafin e gjatë, që publikoi për të justifikuar aferën e kullës prapa Pallatit të Kulturës, duke bërë avokatinë e Sali dhe Shkëlzën Berishës, të Gimes së Redbullit e siç thuhet edhe të Olsi Ramës, sepse në këtë kullë kanë “ngrënë dardha” bashkë.

Në atë tekst, dukshëm i vetë-shpallur publikisht si bosi i kullës bashkë me familjen “non grata” të Foltores, kryeministri Edi Rama justifikoi lejen e dhënë vetë si Kryetar i Këshillit Kombëtar të Territorit dhe pranuar për zbatim nga adjutanti i tij Erjon Veliaj.

Ai justifikoi pronarët e truallit, duke i prezantuar si “patriotë meraklinj” që e dhanë tokën për kullë, me qëllim që Tirana të zhvillohet, zbukurohet, modernizohet e të bëhet si Manhateni, madje dinte dhe pazarin e pjesës 40% që do marrin pronarët.

Babloku sulmoi Lulzim Bashën, duke e akuzuar si organizator të sulmit ndaj familjes “non grata” që ka ‘ngjyer gishtin’ te kulla “Mali i Tiranës”;  dhe hodhi një “mal” fyerjesh ndaj mediave që e bënë çështjen publike me fakte, aferën e kullës “Rama- Berisha” mbi parkun në qendër të Tiranës.

Babloku nuk ka reaguar me kaq harbim, stres e devijim psikik, për asnjë prej lejeve të 44 resorteve gjoja investime strategjike në bregdet dhe, për 52 kullat në Tiranë, Vlorë e Durrës, megjithëse i ka dhënë mbi toka pronë shtetërore pa pagesë.

Ndërsa për kullën prapa pallatit të kulturës, reagoi ngaqë iu publikuan prova të bashkimit të interesave me familjen e Sali Berishës; madje reagimin e bëri pas u publikua fakti, që Olsi Rama po financon te kulla, miliona Euro që ia sjellin grupet mafioze nga Dubai.

Në atë çarçaf të gjatë që publikoi, Babloku tha gjithçka që mund të thotë një kryeministër pjesë e kullës, por nuk tha vetëm një gjë: ku do t’i gjejë Gimja i Redbullit e Shtufi i tyre, 105 milionë Eurot e ndërtimit të kullës “Mali i Tiranës”.

Sepse janë një “mal me Euro”, të cilat sipas regjistrit të Qendrës Kombëtare të Biznesit e Tatimeve, ata nuk i kanë në llogari, madje firma ndërtuese “Nova Construction 2012”, aktualisht ka 563 mijë Euro gjendje të deklaruara, ndërsa deri më 31 dhjetor 2024 do grumbullojë 3 milionë Euro.

Sipas Ligjit Anti-mafie, ju si Kryeministër e Kryetar i Këshillit Kombëtar të Territorit, para dhënies së lejes së ndërtimit edhe për 1 shtëpi me 1 kat, duhet të kërkoni nga Anti-krimi Ekonomik, Tatimet, Bankat, Drejtoria e Parandalim-Pastrimit, SHISH dhe Drejtoria e Informacionit të Klasifikuar, informacion shkresor për burimet financiare të ndërtuesit.

Ju nuk e keni zbatuar këtë detyrim ligjor për asnjë kullë e resort, sepse e keni deklaruar vetë: - “Nuk dua t’ia di nga vijnë milionat, rëndësi ka të ndërtohen sa më shumë”.

Ndërsa SPAK në raportin vjetor 2022 para parlamentit, deklaroi se ndërtimi në Shqipëri është biznes “lavatriçe” pastrimi parash të zeza, ku vetëm 22% e ndërtimeve financohen në rrugë legale bankare./Pamfleti

çarçafi i bablokut edi rama gimja e redbullit

Lini një Përgjigje