Ja lidhjet e Ulian Shpatarakut me krimin dhe si u favorizua nga miku i tij, Ilir Proda...
Lëvizja e parë e Sokol Bizhgës si Drejtor i përkohshëm i Policisë së Shtetit, ka qenë largimi i ushtarëve të paraardhësit të tij Ilir Proda.
Sot ai ka pezulluar nga detyra Ulian Shpatarakun, me funksion Asistent në Departamentin për Teknologjinë e Informacionit në Policinë e Shtetit.
Vendimi për pezullimin e tij nga detyra është marrë për moszbatim të hapur të dispozitave ligjore në përmbushjen e detyrave funksionale.
Mësohet se Shpataraku është aktualisht duke ndjekur studimet master në Akademinë e Sigurisë, por dyshohet se, me argumentin e vijimit të studimeve, nuk paraqitej rregullisht në punë.
Shpataraku ka qenë një nga besnikët e Ilir Prodës dhe duket se livadhiste sipas qejfit për sa kohë në krye të rendit ishte shoku i tij.
"Pamfleti" ka bërë disa shkrime për të. Ulian Shpataraku, i pezulluar dhe i proceduar penalisht për lirimin e trafikantëve, u rikthye në lojë falë mbrojtjes së Ilir Prodës. Raportet e SHISH dhe AMP lidhin Shpatarakun me bandat e Elbasanit dhe Durrësit, ndërsa Proda ka tentuar disa herë ta emërojë në poste drejtuese. Në kundërshtim flagrant me ligjin për Policinë e Shtetit dhe me çdo standard të sigurisë, Ilir Proda e emëroi atë drejtor policie në Korçë. Më pas ai lëvizi dhe u emërua Asistent në Departamentin për Teknologjinë e Informacionit, por duket se nuk ka shkuar kurrë në punë, ndërkohë që rrogën e merrte në fund të muajit.
Më 31 janar 2023, Ulian Shpataraku u pezullua nga detyra dhe u procedua penalisht. Ai u çua për gjykim sepse më 14 shtator 2022 kapi të shumëkërkuarin për trafik droge E. Filja, por fshehu kapjen dhe e liroi, duke mos zbatuar vendimin e prokurorisë.
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore dhe Prokuroria e pezulluan nga detyra dhe e hetuan. Vendimi u mbështet nga Gjykata e Elbasanit dhe u la në fuqi nga Gjykata e Lartë.
Gjatë hetimit për lirimin e trafikantit, u konstatua se Ulian Shpataraku kishte bashkëpunuar me mikun e tij Ilir Prodën, që në atë kohë ishte zëvendësdrejtor i Krimeve në Drejtorinë e Policisë së Elbasanit. Emri i Ulian Shpatarakut është gjetur edhe në disa dosje të bandave të Elbasanit dhe Durrësit, për dekonspirim aksionesh, mosraportim të aktivitetit kriminal dhe fshehje denoncimesh.
Sipas raporteve të SHISH, Antimafias dhe AMP-së, Ulian Shpataraku dhe Ilir Proda kanë pasur lidhje me biznesmenin trafikant Mond Mëhalla, i cili u vra me atentat në Elbasan.
Ky oficer, i identifikuar si mbrojtës i bandave dhe trafikantëve, jo vetëm nuk është përjashtuar nga Ilir Proda, por ai po tenton ta emërojë drejtor policie në Korçë, pasi e promovoi në gradën “Drejtues”.
Ky promovim nuk është rastësor. Ai është pjesë e blindimit të tij në kupolën e policisë nga Ilir Proda.
Më 3 tetor 2024, ditën që Proda u emërua Drejtor i Policisë së Shtetit, në vend të tij në Elbasan komandoi Ulian Shpatarakun. Më 13 shkurt 2025 e emëroi në Zyrën e Informacionit në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë. Më 12 korrik e emëroi drejtor policie në Korçë, por pas reagimit të Europol dhe agjencive partnere, Proda e anuloi vendimin. /Pamfleti
u pupu ca bahet.o shqipri e mjera shqipri
Si e katandise rendin o edvin si mos me keq turp turp