TAGS-AT E JAVËS

Anti-Mafia17 Prill 2023, 19:17

"Marifetçinjtë" që kanë kapur institucionet

Shkruar nga Pamfleti

"Marifetçinjtë" që kanë kapur institucionet

Po rikthehemi me artikullin dhe zbulime të reja për "marifetçinjtë" pasi ne jemi të vendosur për të nxjerrë të padrejtën dhe poshtërsinë nga kudo të fshihet qoftë edhe larg kufinjve të Shqipërisë. Për sa kohë është në të mirë të vendit tonë  dhe të së ardhmes tonë, ky vend ka nevojë për njerëz me  dinjitet që kur të shohin një të padrejtë dhe një shkelje ligji ti thonë ndal!  E keqja nuk duhet anuar nga askush, pavarësisht sesi institucionet tona  detyrohen nga kompani të ndryshme dhe nga individ të ndryshëm të mbyllin gojën ose  përndryshe do kenë konseguenca. Shohim shumë raste konkrete në këtë vend  që shkatërrohen prona si të jenë pa vlerë, sikur  mbijnë nga toka natën dhe institucionet nuk kanë aspak dijeni. Sikur janë pak inspektoriate që mund të reagojnë në kohë  e jo kur investimet kanë përfunduar. Hedhin poshtë  pasuri që mund të ndalohen që në gjenezë dhe  mjaft mirë do të  shpëtonin të  gjithë ato para që mund të investoheshin siç duhet e me kriter. Por jo, paraja jonë nuk vlen. Vlejnë vetëm paratë  dhe investimet  e "sahanlëpirësve"  dhe oligarkëve  që si të jenë të pistra apo  të pastra nuk pyeten as për burimin e as për lejet përkatëse. Ngrihen vila, hotele, pallate e kulla  dhe për ta nuk ka pasoja pasi kanë me vete shtetin.

Ashtu siç ju bëmë të  ditur në  artikullin paraardhës që do kërkojmë një linjë komunikimi me kompaninë që ka në pronësi Markën "B-52", patëm një bisedë me titullarët e kësaj kompanie  dhe dëgjuam edhe  më shumë çudira nga ato që kishim mësuar dhe çfarë ishte më kryesorja  ata i ishin nënshtruar fatit.  Po po , fatit të të bërit biznes në Shqipëri ku nuk mund të ngresh zërin dhe të kërkosh të drejtat e tua pasi këtu të degdisin dhe të bëjnë gjëmën institucionet dhe duhet të pajtohesh me të keqen. Po si ka mundësi që ky  vend  me kaq resurse dhe me biznese të suksesshme që jo pak kanë investuar  dhe që kanë arritur të  konkurojnë edhe tregjet ndërkombëtare nënshtrohen nga institucione të paafta e  të korruptuara?!  Një keqardhje e madhe për  vendin ku jetojmë! Kanë të drejtë që shumica e njerëzve kërkojnë të largohen nga ky vend kur arrihet të nënshtrojnë bizneset që mbajnë  vendin me taksat e tyre. Si mundet që populli mos të kërkojë të largohet kur këta ligjzbatues janë kaq  të "babëzitur"  dhe nuk lenë gjë pa bërë e pa kapur? Kompania  që mban markën e "B-52" na pohoi me pikë dhe presje shkrimet dhe faktet që kemi publikuar deri më tani. Na vendosën në dispozicion plot vendime gjykatash, shkresa e kërkesa për zbatim  drejtuar të gjitha institucioneve deri  tek lartëmadhëria e tij me përgjigje kur të donin dhe  si të donin ata pa logjikë juridike apo institucionale që ka si përkthim:  Mbyllni gojën se do ju degdisim!  Po marrim vetëm një vendim të  Shkallës së Apelit ku gjykata shprehet qartë dhe saktë se "852" është  një imitim servil  i markës "B52" dhe që krijon konfuzion tek konsumatori , pra këtë markë do e blinin për "B-52". Tamam si rasti paraardhës, pra kjo që tani doli si  gjoja  "8S2" kur nuk ka asnjë ndryshim me "B-52" e as me "852" që gjykata shprehet prerë dhe qartë.

Vendimi i formës së prerë për "852"

"Marifetçinjtë" që kanë kapur institucionet  

"Marifetçinjtë" që kanë kapur institucionet

Në kohën që u aplikua për  markën 852 nga kompania e famshme  holandeze, na  u tha se në  krye të  DPPI ishte drejtori i famshëm Ervin Lako  dhe se ky i fundit kishte pranuar se marka  "852" nuk është e njëjtë me "B-52". Po specialistët dhe gjykatat pse thonë të kundërtën?  Prej atëherë kompanitë e famshme holdandeze e shqiptaret distributor të tyre, paskan kapur institucionet. Gjithashtu këtij drejtori mos të harrojmë si i dolën të palarat në shesh me bordin e tij të ndritur që kishte ngritur ku një nga kryesueset e bordit ishte mbrojtësja e  palës holandeze në konflikt të pastër interesi. Si ka mundësi që ky  bord i famshëm i këtij drejtori nuk e gjente dot të përbashkëtën  apo që ky produkt "852" ishte i njëjtë me "B-52"?  Si ka mundësi që këto institucione  thjesht të lexojnë këtë vendim  ku qartë e  saktë thotë se  nuk lejohet të kenë  regjistrime të ngjashme apo  të njëjta  me B52? Si ka mundësi që ditën për diell doganat ngrejnë traun  dhe mbushin xhepat me  para  pa pikën e turpit dhe në shkelje flagrante të ligjit?  Deri  kur ky vend do të ketë këta lloj "monstash"  që  për tu pasuruar  mbyllin gojën dhe boshatisin vendin tonë  nga pakënaqësia e varfëria deri në palcë ku i paafti bën çfarë të dojë mjafton të jetë  bërë vasal i një ministri apo drejtuesi?  Asgjë  nuk pritet përveç  largimit pasi njerëzit kanë frikë të përballen me të keqen që na ka ozurpuar dhe ku krimi e korrupsioni mbyt çdo të mirë që kemi. 

Lakuam emra bashkëpunëtorësh e pronarësh në fitime të cilët ishin njerëz të oligarkëve dhe ish deputetë por nuk kemi përmendur ambasada pasi nuk e kishim kapur në investigimet tona. Na doli edhe ndikimi që kishte bërë dhe bënte një ambasade e huaj që të thyej ligji e ku krerët e institucioneve tona lakonin që  pija energjike po i bëhej  pengesë për pranimin në BE. Po si mund të ishte ashtu  kur vetëm fakti që kompania e famshme holandeze kishte vjedhur emrin e landit bavarez për birrën Bavaria tregon mjaftueshëm.  Le të merren këta  kryeministra e ambasadorë me gjermanët e ta nxjerrin nga BE për arsyen se gjermanët e pengojnë këtë kompani të shesë në shtetin  e tyre. Pse nuk bëhen këto marifete edhe me Gjermaninë apo prej faktit se është shtet dhe me  ata nuk luhet?  Në shkrimet në vazhdimin do publikojmë fakte të  tjera që tregojnë sa i  thellë është korrupsioni e si këta "marifetçinj" kanë korruptuar çdo hallkë të këtij vendi. /Pamfleti

852 b52

Lini një Përgjigje