
Në fillim të shkurtit 2025, drejtori Altin Gjergji, ka marrë nga Drejtoresha e Përgjithshme e Kadastrës, një listë me emra që do pajisen urgjent me çertifikata për 350 pasuri të zaptuara e me letra false, si toka, troje, oborre, pyje, objekte shteti e ndërtime të reja pa leje në Lezhë, por në këtë listë ka shtuar 50 pasuri të tjera, për të cilat ka bërë pazaret vetë e për vete…
Shumë informacione të ardhura tek “Pamfleti” nga qytetarë të Lezhës, denoncojnë faktin që drejtori i Kadastrës në këtë qytet, Altin Gjergji, po e përdorë këtë institucion shtetëror si biznes privat, me falsifikim për grabitje të pasurive e ryshfete,
Denoncimet i janë dërguar kryeministrit Edi Rama, Drejtorëshës së Përgjithshme të Kadastarës, Lorena Goxhobelli, Policisë e Prokurorisë së Lezhës dhe SPAK-ut, por drejtori Altin Gjergji nuk po preket dhe po shton i krimet në regjistra, e nëpërmjet tyre merr miliona e pasuri për vetë.
Sepse edhe gjatë 1 viti në drejtim, te tepsia e Kadastrës së Lezhës, sidomos në zonën bregdetare, në qytetin e Lezhës e zonat parqe natyrore, janë zhytur dhe kanë përfituar e po përfitojnë pasuri të paligjshme, shefa pushteti, policie, drejtësie, oligarkë dhe “të fortë”.
Mos-veprimin e shtetit dhe fuqinë e drejtorit Altin Gjergji e vëteton ky fakt:
Në dhjetor 2024, kontrolli i brendshëm i Drejtorisë Qendrore të Kadastrës, zbuloi se në Kadastrën e Lezhës, gjatë drejtimit nga Altin Gjergji, janë zhdukur e korrigjuar 517 fletë regjistrash, janë futur 120 fletë të bardha me fraksione, janë hequr nga regjistrat fizik e nuk janë futur në regjistrin dixhital 500 pasuri shteti, me qëllim që të falsifikohen e grabiten.
Po kështu, drejtori Altin Gjergji, ka pranuar 740 aplikime për regjistrime e 440 dosje legalizimesh me letra false, për regjistrim tokash, trojesh, pyjesh, objekte, ndërtime pa leje edhe kioska e kasolle, oborre banesash, toka pa tituj pronësie, pasuri të mbi-vendosura, madje edhe plazhe e rrugë rurale si toka bujqësore etj.
Në raportin e kontrollit, janë dhe 184 raste aplikimesh ne “e-Albania” e në kadastër nga qytetarë të Lezhës, për konfirmim certifikatash të pasurive të ligjshme, të cilat u rezultojnë se nuk i kanë fare, u janë bërë mbi-vendosje, pakësim sipërfaqesh, bllokime e se gjoja ka pretendentë të tjerë.
Ky raport krimesh që ka bërë drejtori Altin Gjergji dhe banda e tij në regjistrat e pasurive të Kadastrës së Lezhës, u kalua në “konservim” me urdhër që Drejtoresha e Përgjithshme, Lorena Goxhobelli e mori nga kupola e qeverisë.
Pra, nuk u bënë objekt analizash e masash, duke urdhëruar grupin e kontrollit, që të hesht sikur nuk është bërë fare kontroll e nuk ka asnjë abuzim te Kadastra e Lezhës, kur faktikisht, drejtori me bandën e tij, ka shtuar batërdinë që kanë bërë ish-drejtorët parardhës.
Çdo gjë është mbajtur e fshehtë, sepse sipas ligjit, drejtori Altin Gjergji duhej të shkarkohej, të largohej nga shërbimi kadastral dhe të kallëzohej penalisht, mbasi ka ri-regjistruar edhe pasuri që janë ç’regjistruar pas rekomadimit të KLSH në vitin 2019 dhe me vendime gjykate.
Për t’i shpërblyer paprekshmërinë, në fillim të shkurtit 2025, drejtorit Altin Gjergji i është dhënë nga Drejtoresha e Përgjithshme e Kadastrës, Lorena Goxhobelli, një listë klienteliste me emra që do pajisen urgjent me çertifikata për 350 pasuri të zaptuara e me letra false në Lezhë.
Këta janë pjesë e klanit brenda e jashtë pushtetit qëndror e lokal mes tyre oligarkë e trafikantë jo vetëm nga Lezha, të cilët kanë dalë pronarë befasisht, ndërsa drejtori Altin Gjergji ka nisur t’u japë çertifikata me letra false, për toka, troje, oborre, objekte shteti e ndërtime të reja pa leje.
Por në listën që i ka çuar kupola qëndrore e kadastrës, drejtori Altin Gjergji, ka shtuar 50 pasuri të tjera, për të cilat ka bërë pazaret vetë e për vete.
Vetëm gjatë muajit tetor 2024 janë legalizuar 130 subjekte, nga të cilat 11 në shkelje flagrante të ligjit...
NË VIJIM/ Do faktojmë se si ky drejtor përbindësh korrupsioni, ka futur në kthetra dhe po përdorë privatisht 8 sektorët Kadastrës së Lezhës, për të bërë qoka me falsifikime dosjesh pasurore dhe sorollotje, sajesa e mashtrime për të zhvatur qytetarët./Pamfleti
Lini një Përgjigje