TAGS-AT E JAVËS

Anti-Mafia 7 Shkurt 2025, 10:38

Amnistia fiskale: partnerët e nxorën nga dera, Babloku e futi nga dritarja; 2.7 miliardë Euro të “zeza”, përveç projektit të Sazanit

Shkruar nga Pamfleti
Amnistia fiskale: partnerët e nxorën nga dera, Babloku e futi nga
Edi Rama /

Abrogohet në ligj, detyrimi për deklarimin dhe verifikimin e burimit të financimeve, por deri tani, kryeministri Edi Rama e ka bërë fakt duke dhënë leje investimi deri në vlerën 50 milionë Euro, me e pa rrugë bankare dhe pa deklaruar e pa iu kërkuar burimi i të ardhurave dhe origjina e tyre...

Katër vite më parë, kur kryeministri Edi Rama shpalli projekt- ligjin për amnistinë fiskale, deri në vlerën 2 milionë Euro për çdo person që deklaronte kursimet e emigracionit apo brenda Shqipërisë, kishte si qëllim ligjërimin e parave të botës së krimit e korrupsionit.

Këtë skemë, Babloku e bëri zyrtarisht publike, pas marrjes së mandatit të tretë të pushtetit, por ndeshi në kundërshtimin e SHBA, BE dhe Bankës Botërore e FMN, të cilat gjatë viteve 2021-2023, i bllokuan 9 herë tentativat e marifetet për ta miratuar.

Ai nuk po e përmend më projekt-ligjin e amnistisë fiskale, por “de facto” e ka aplikuar dhe po e aplikon, nëpërmjet ligjit për investimet strategjike, të miratuar në muajin maj 2015 me afate të ndryshuar deri në muajin dhjetor 2024, periudhë kur dha 117 leje në bregdet.

Afati i zbatimit të ligjit u shty 3 herë, duke krijuar hapësira të plota, për të lejuar përdorimin e parave të krimit e korrupsionit me ndërtim në turizëm, kulla e hotele në Shqipëri.

Por më 10 dhjetor 2024, kryeministri Edi Rama, përdori deputeten thuajse anonime të PS, Pranvera Resulaj, të propozonte zgjatjen e afatit të zbatimit dhe disa ndryshime të ligjit për investimet strategjike deri në muajin dhjetor 2026, si gjoja nevojë e ekonomisë për investimet turistike.

Faktikisht, kjo është skemë e Edi Ramës në bashkëpunim me klanin e tij në qeveri, me oligarkët dhe grupet mafioze brenda e jashtë vendit, për të pastruar miliardat e botës së krimit e korrupsionit, me ndërtime masive në bregdet dhe zonat e preferuara prej tyre.

Zgjatja e afatit të këtij ligji deri në muajin dhjetor 2026, u miratua nga deputetët e PS me urdhër të kryeministrit Edi Rama, por këtij ligji i është bërë edhe një modifikim, që nuk ishte në draftin fillestar, të propozuar nga Babloku nëpërmjet deputetës së Vlorës.

Sipas ligjt të miratuar në vitin 2015 e të shtyrë 3 herë, kufiri maksimal i lejuar pa deklarim bankar e burimi financiar ishte deri në 5 milionë Euro, ndërsa mbi këtë vlerë, duheshin filtruar nga Banka e Shtetit, Ministria e Financave dhe Drejtoria e Parandalim-Pastrimit të Parave.

Ndërsa në projektin e ri, është hequr fare përcaktimi për kufirin e vlerës financiare të verifikueshme, duke i lejuar individët e  kompanitë, të investonjë deri në vlerën 50 milionë Euro, me e pa rrugë bankare dhe pa deklaruar e pa iu kërkuar burimi i të ardhurave dhe origjina e tyre.

Në komisionin e Veprimtarisë Prodhuese dhe komisionin e Ekonomi-Fincacave, deputetja e PS, Pranvera Resulaj që propozoi ndryshimet ligjore dhe deputeti i PS, relatori Lart Duraj, deklaruan se ky ligj duhet miratuar sa ma shpejt, mbasi në qeveri janë duke pritur miratimin edhe 60 projekte investimesh të tjera strategjike me vlerë totale 2.7 miliardë Euro, përveç projektit 1.4 milirdë Euro në ishullin e Sazanit.

Në ligj është bërë dhe ndryshimi, që kërkesat për investime strategjike, të mos i miratojë më Këshilli i Ministrave, por Komiteti i Investimeve Strategjike, komitet që varet nga Babloku.

Ky komitet, ka dhe kompetencën t’u dhurojë privatëve që do Babloku, tokat në bregdet me “1 Euro”, ndërsa ligji, “de facto” është zbatim i amnistisë fiskale që lejon pastrimin e miliardave të botës së krimit e korrupsionit./Pamfleti

amnistia fiskale babloku partnerët

Lini një Përgjigje