TAGS-AT E JAVËS

Anti-Mafia 4 Shkurt 2025, 10:54

Para çarjes së digës te HEC-Lukova; Vasil Naçi ia “shiti” 2 HEC-et në Borsh punonjësit të tij, Faik Bruçi

Shkruar nga Pamfleti

Para çarjes së digës te HEC-Lukova; Vasil Naçi ia

Se çfarë po synohet nga Vasil Naçi, me tjetërsimin dhe transferimin e pronësisë së hidrocentraleve, këtë le ta hetojë SPAK nëse do ta lejojnë...

Më 16 janar 2025, sipas hetimeve paraprake nga Prokororia e Vlorës, bashkëpronarët Vasil Naçi e Vasil Gjika, inskenuan dhe stimuluan çarjen e digës së “HEC-Sasaj” në Lukovë, me qëllim përmbytjen e fushës buzë detit, për të ndërtuar pallate, skenar që u rezultoi me sukses.

Por biznesmeni Vasil Naçi, pronar i kompanisë “AGNA”, ka nisur të bëjë dhe një akrobaci tjetër, me 2 hidrocentralet e tij “Ftera” e Ftera 1” në Borsh, të regjistrar me emrin “Hydroborsh Sh.p.k”.

Ai i kërkoi Entit Rregullator të Energjisë, t’i miratojë lejen për tjetërsimin e dy hidrocentraleve në Borsh, duke transferuar 100% të pronësisë së tyre te kompania “Bruçi Sh.p.k”, pa dhënë asnjë arësye për këtë vendim dhe pa sqaruar nëse është shitje apo dhurim.

Dihet vetëm fatki, që kompania “Bruçi”, që do marrë hidrocentralet në Borsh, është e shtetasit Faik Bruçi nga Dibra, i cili sipas dokumenteve të Qendrës Kombëtare të Biznesit, është punonjës i Vasil Naçit te këta hidrocentrale, me detyrë bashkë-administrator i emëruar më 31 janar 2024.

Para çarjes së digës te HEC-Lukova; Vasil Naçi ia

Me Vendim 293, datë 26 dhjetor 2024,  Kryetari i Entit Rregullator të Energjisë, Petrit Ahmeti, ish-ortak ndërtimi pallatesh në Tiranë me Vasil Naçin, i miratoi kërkesën për transferimin e HEC-ve, nga kompania “AGNA” te kompania “Bruçi” e punonjësit të tij Faik Bruçi.

Para çarjes së digës te HEC-Lukova; Vasil Naçi ia

Kërkesa për këtë kalim pronësie, është bërë më 15 korrik 2024, vetëm 6 muaj pasi ai punësoi, personin të cilit do t’i japë HEC-et në Borsh, por nuk dihet, nëse do t’ia shesë apo do t’ia dhurojë.

Pronari i ri, Faik Bruçi, vërtetë figuron punonjës i Vasil Naçit, por ai është ndërtues pallatesh e pronarë hotelesh, me kompaninë e tij “Bruçi Sh.p.k”, të krijuar në muajin tetor 2016 dhe bashpunëtorë në ndërtime me grupin “Naçi” e ortakë te ish-“Banka Popullore”.

Lidhjet e vjetra dhe pazaret e reja mes tyre, janë indicie se fshihet diçka, pas lojës për transferimin nga pronari te vartësi, i aksioneve të hidrocentraleve “Ftera” e “Ftera 1” në Borsh.

Koncesioni i 2 HEC-eve në Borsh, iu dha nga qeveria e Sali Berishës e Ilir Metës më 28 shtator 2009; kompanisë “AGNA” të Vasil Naçit 55%, kompanisë “Seman Sunpower” të Artan Hajdarit e Besar Llapashticës 40% dhe kompanisë T.I.D” të Behar Males 5%.

Por në datën 28 shkurt 2014, Vasil Naçi u bë pronar me 95%, pasi bleu nga ortakët Artan Hajdari e Besar Llapashtica me 40 mijë lekë, pjesën 40% pronësi të 2 hidrocentraleve, kur kapitali i deklaruar në momentin e shitjes ishte 1.4 milionë USD.

Se çfarë po synohet nga Vasil Naçi, me tjetërsimin dhe transmfeirmin e pronësisë së hidrocentraleve në Borsh, këtë le ta hetojë SPAK, nëse do ta lejojnë./Pamfleti

hec lukova vasil naçi 2 hece borsh faik bruçi

Lini një Përgjigje