TAGS-AT E JAVËS

Anti-Mafia 1 Shkurt 2025, 18:50

Bllokimi i fondeve nga Trump godet biznesin e OJF-ve, mbi 2 mijë organizata në Shqipëri marrin çdo vit miliona qyl!

Shkruar nga Pamfleti

Bllokimi i fondeve nga Trump godet biznesin e OJF-ve, mbi 2 mijë organizata

Ambasada e SHBA jep çdo vit fonde për projekte të caktuara, në fushën e medias, të drejtave të njeriut, drejtësisë, mjedisit, dhe shumë të tjera. Pikërisht ata që kanë marrë nga mijëra dollarë qyl çdo vit, do të preken...

Urdhri i Presidentit Donald Trump për të ndalur fondet ndërkombëtare ka shkaktuar alarm në shumë vende, përfshirë dhe Shqipërinë. Ambasada njoftoi se është pezulluar procesi për 90 ditë dhe preken shumë institucione.

Por nëse shohim mediat amerikane dhe ekspertët, në fakt qëllimi i urdhrit është të ndalohet financimi i projekteve që nuk i sjellin asgjë SHBA-së. SPAK dhe organet e tjera në vend kanë buxhet nga shteti dhe nuk pengohet aspak puna e drejtësisë. Ata që në fakt vajtojnë janë një grup njerëzish që prej dhjetëra vitesh drejtojnë OJF dhe organizata të ndryshme dhe janë bërë milionerë. Shumë nga ata që kanë këto organizata janë me vila e makina luksoze, ndërkohë që shumica marrin miliona dollarë fonde për të nxjerrë ndonjë raport tek tuk.

Për të qenë më të qartë, ambasada e SHBA jep çdo vit fonde për projekte të caktuara, në fushën e medias, të drejtave të njeriut, drejtësisë, mjedisit, dhe shumë të tjera. Pikërisht ata që kanë marrë nga mijëra dollarë qyl çdo vit, do të preken.

Sipas statistikave, në vendin tonë janë mbi 2 mijë organizata dhe thuajse të gjitha mbijetojnë me fondet që marrin nga jashtë, kush nga SHBA, kush nga BE, kush nga Soros dhe nga organizma të tjerë ndërkombëtare.

Sipas të dhënave të siguruara nga “Open Data”, në vitin 2006 në vend ishin regjistruar si Jo-Fitimprurëse 937 subjekte. Organizatat janë shtuar vit pas viti deri në vitin 2016. Më pas numri i organizatave aktive varion çdo vit. Në vitin 2020 në vend kanë qenë aktive 2316 Organizata, Qendra apo Fondacione. Në këtë vit janë dhe statistikat e fundit. Mesatarja vjetore e organizatave të reja të regjistruara, për periudhën 2006-2020 është 230 organizata/vit. Kjo do të thotë se sot ky numër mund të jetë akoma dhe më i lartë.

Disa emra të njohur të këtyre OJF-ve madje kanë dalë dhe në media dhe e kanë shprehur qartë zhgënjimin. Pas periudhës 90 ditore, ku do të ketë mbaruar dhe verifikimi, me shumë gjasë ata do të jenë individët që s’kanë për të marrë më kurrë para nga amerikanët. Lajmi i keq për ta erdhi dhe nga Zvicra e cila po ashtu do bllokojë fondet, teksa nuk është çudi që të njëjtën linjë të ndjekin dhe vendet e tjera. /Pamfleti

trump fonde ojf shqiperi miliona qyl

Lini një Përgjigje