TAGS-AT E JAVËS

Anti-Mafia31 Janar 2025, 10:49

Altin bej! Ç’po bëhet me hetimet për Batonin e Bablokut, Thaçit , SHISH-it, aferave e oligarkëve?

Shkruar nga Pamfleti
Altin bej! Ç’po bëhet me hetimet për Batonin e Bablokut,
Baton Haxhiu /

Nga biseda të kryqëzuara, të zbuluara në përgjimet e SPAK e BKH, ka dalë se Baton Haxhiu është i përfshirë me ndikime e përfitime financiare dhe pasuri të paluajtshme, në afera korrupsioni me kullat nëpërmjet përdorimit të lidhjeve me kryeministrin Edi Rama...

Tetë muaj më parë, i maskuar me kapele e syze të errëta për t’iu fshehur kamerave të mediave, shkoi në SPAK Baton Haxhiu, këshilltari i Edi Ramës, Hashim Thaçit, përfaqësues i Aleksandër Vuçiç në Shqipëri e Kosovë dhe  “konsulent” i shefes së SHISH, Vlora Hyseni.

Pas daljes nga SPAK, Baton Haxhiu, deklaroi se nuk ishte thirrur si person nën hetim, por si gazetar për të intervistuar disa prokurorë, në lidhje me arrestime figurash të qeverisë e eksponentë të botës së krimit, që kishin dalë në dosjen “Metamorfoza SKY-ECC”.

Faktikisht, Baton Haxhiu u thirr si person nën hetim, për fshehje me shit-blerje fiktive të pasurive të ish- presidentit Ilir Meta, i cili prej mëse 3 muajsh është në paraburgim.

Qysh prej 9 majit 2024, SPAK nuk e ka thirrur më Baton Haxhiun dhe nuk ka informacion për hetimet ndaj tij; ndërsa ky, pas marrjes në pyetje i është bashkuar grupit Rama-Berisha-Meta me sulme kundër SPAK-ut, madje bën shantazhe ndaj prokurorëve e thirrje për shkrirje të Strukturës së Posaçme.

Sipas Kodit Penal, shantazhet ndaj organeve e zyrtarëve të drejtësisë, sidomos kur bëhen nga persona nën hetim, apo dhe nga dëshmitarë, janë vepra penale e dënohen.

Por, e di Altin Dumani, përse nuk fillon procedim penal e madje pse nuk bën arrestim në flagrancë të Baton Haxhiut, për këto shantazhe e thirrje kundër SPAK-ut e BKH-së

Ajo që duhet bërë publike nga drejtuesi i SPAK, Altin Dumani, është ecuria, e hetimit për Baton Haxhiun, lidhur me veprën penale të fshehjes së transaksioneve financiare me shit-blerje fiktive, të milionave e pasurive të paligjshme të Ilir Metës.

Ndërkohë që SPAK, publikon detaje hetimesh edhe për persona jo publik që merr në pyetje e ka në hetim, nuk po jep asnjë sqarim publik për Baton Haxhiun, drejtues e pronar mediash në Shqipëri dhe zyrtar shteti me detyrë deri dje, këshilltar i kryeministrit Edi Rama.

Se çfarë ka bërë Batoni në Kosovë, kjo i takon ta hetojë drejtësia atje, por se çfarë ka bërë e po bën në Shqipëri, është detyrë e drejtësisë shqiptare ta hetojë.

Sipas informacionit që ka “Pamfleti” nga burime brenda BKH-së, rezulton se janë dorëzuar te prokurorët e SPAK, dosjen me prova për veprimtarinë kriminale ekonomike-financiare të Baton Haxhiut në Shqipëri e nëpërmjet lidhjeve me biznemenë mafiozë, edhe në Kosovë .

Ka prova, që Baton Haxhiu është përfshirë në vjedhjen e mijëra Euro të landfilleve, kryer me kontrata fiktive për reklama, donacione dhe sekser për gjoja kryerje punimesh fiktive, konkretisht në Lanfdillin e Tiranës me Klodian Zoton e ortakun  kosovar Blerim Hoxha.

Nga biseda të kryqëzuara, të zbuluara në përgjimet e SPAK e BKH, ka dalë se Baton Haxhiu është i përfshirë me ndikime e përfitime financiare dhe pasuri të paluajtshme, në afera korrupsioni me kullat nëpërmjet përdorimit të lidhjeve me kryeministrin Edi Rama.

Ka rezultuar, se Baton Haxhiu ka përfituar 2 vila me vlerë nga 800-900 mijë Euro te rezidenca “Rolling Hills” në Farkë; zyra te kulla “Aba Business Center” e njësi tregtare te qendra tregtare “Toptani” e Bashkim Ulajt dhe zyra te kulla e stadiumit “Air Albania”.

Ka përfituar pagë fiktive 15 mijë Euro në muaj, si gjoja menaxher te “Spitali Amerikan”; ndërsa prej 5 vitesh, nuk dorëzon bilance në tatime e nuk paguan taksa për portalin “Albanian post”.

Prandaj, bazuar në të drejtën e barazisë para ligjit, dhe detyrimit për informacion, po e pyesim drejtuesin e SPAK: - Altin bej”! Çfarë po bëhet me hetimitn e Baton Haxhiut të Bablokut, Thaçit, Vuçiçit, oligarkëve e aferave?/Pamfleti

baton haxhiu

Lini një Përgjigje