TAGS-AT E JAVËS

Anti-Mafia27 Janar 2025, 10:50

Enea Karakaçi i OSHEE, i jep Vilma Nushit “thesin” 1.4 milionë Euro për printime faturash

Shkruar nga Pamfleti

Enea Karakaçi i OSHEE, i jep Vilma Nushit “thesin” 1.4

Në tender mori pjesë dhe një kompani tjetër me ofertë 476 mijë Euro me pak, por u skualifikua ngaqë kishte deklaruar 4 automjete me tepër se kushtet që kishte vendosur drejtori… 

Babloku urdhëroi drejtorin e OSHEE, Enea Karakaçi, që për fund vitin që shkoi, t’i jepte një dhuratë të madhe oligarkes Vilma Nushi; jo nga xhepi i tij, por nga të ardhurat prej faturave të energjisë elektrike që paguajnë shqiptarët.

Drejtori Enea Karakaçi e ka zbatuar urdhërin Bablokut, duke mbushur “thesin” me 1.4 milionë Euro dhe ia dha kompanisë “Interlogistic Sh.p.k” për festat e fundvitit, nëpërmjet tenderit për printimin e faturave të energjisë gjatë 3 viteve 2025-2027.

Kjo kompani është 100% në pronësi të bashkëshortit, djalit, motrës, kunatit dhe nipit të Vilma Nushit, të cilët, sipas njoftimit të OSHEE në Agjencinë e Prokurimeve Publike të datës 23 dhjetor 2024, kanë marrë tenderin.

Enea Karakaçi i OSHEE, i jep Vilma Nushit “thesin” 1.4

Për të krijuar përshtypjen, sikur 1.4 milionë Euro nuk i ka marrë vetëm kompania e familjes së Vilma Nushit, u bë një bashkim fiktiv me dy kompanitë “BNT Electronics Sh.p.k” e “Infosoft Office Sh.p.k”, të cilat, janë përdorur disa herë si maskë e Vilmës në këtë lloj tenderi të OSHEE.

Madje, në shumë tenderë, jo vetëm te OSHEE, kompania “Interlogistic Sh.p.k” e bashkëshortit, djalit, motrës, kunatit dhe nipit të Vilma Nushit, ka patur si rivale fiktive kompaninë “Marketing &Distribution Sh.p.k” që është në pronësi të Vilmës.

Por në tenderin për “thesin” 1.4 milionë Euro, që “Babagjyshi” drejtor i OSHEE, Enea Karakçi i dha familjes së Vilma Nushit 2 ditë para Krishtlindjeve, ka “ca kleçka të vockla”, që Kodi Penal i cilëson krime ekonomike-financiare me pasojë vjedhjen e fondeve shtetërore.

Konkretisht, në tender ishin rivalë bashkimi i kompanive “Interlogistic Sh.p.k”, “BNT Electronics Sh.p.k”, “Infosoft Office Sh.p.k” me ofertë financiare 1.4 milionë Euro me TVSH dhe kompania “Rikon-Al Sh.p.k” me vlerë 924 mijë Euro me TVSH.

Enea Karakaçi i OSHEE, i jep Vilma Nushit “thesin” 1.4

Por drejtor Karakaçi i OSHEE, kishte marrë urdhër që tenderin t’ia jepte familjes së Vilma Nushit dhe ia dha, në vlerën 476 mijë Euro më tepër se oferta e ulët e kompanisë “Rikon-Al Sh.p.k”.

Kjo që kërkoi t’i bënte printimet me afro gjysmë miliardë lekë më pak, u skualifikua me këtë absurd: sipas specifikimeve, duhej që kompania pjesëmarrëse në tender të kishte 10 automjete transporti mallrash, ndësa ajo deklaroi 14 automjete, pra, më shumë e jo më pak.

Por për t’ia bërë dhuratën të plotë familjes së Vilma Nushit, OSHEE ia dha tenderin sa 99.99% të fondit limit; kuptohet, për t’u dhënë “thelat” dhe kompanive që u përdorën si maskë në garë.

Përveç këtyre favoreve, OSHEE e planifikoi fondin, për printimin e faturave për të gjithë numrin e abonentëve, kur 35% e faturave i dërgon dhe i mbedh pagesat me shërbim bankar online.

Por të dhënat e QKB, tregojë se kompania “Interlogistic”  e familjes së Vilma Nushit, e ka monopol tenderin e printimit të faturave dhe furnizimit të OSHEE-s me materiale kancelarie.

Në shtator 2023, OSHEE i ka dhënë tenderirn 606 mijë Euro, për blerje kancelari, ndërsa në datat 18 korrik e 6 tetor 2022, i ka dhënë tenderët 710 mijë Euro e 457 mijë Euro, për blerje kancelari e printim faturash, ku si rivale fiktive mori pjesë dhe kompania “Marketing&Distribution”, po e Vilmës.

Në datën 14 shkurt 2020, OSHEE i ka dhënë tenderin me vlerë kontrate 1.5 milionë Euro, për blerje kancelari e shtypshkrime; ndërsa në datën 4 qershor 2021 i dha tenderin 1.3 milionë Euro për printimin e faturave 3 vite, që do vazhdojë me tenderin e datës 23 dhjetor 2024, për printimin e faturave të energjisë deri në dhjetor 2027./Pamfleti

enea karakaçi vilma nushi oshee tenderi printime faturash

Lini një Përgjigje