Ish-ministri i drejtësisë, Nasip Naço, që ka “përvojën” e lirimit nga burgu të killerit Nuredin Dumani, me raport mjekësor fals, ka propozuar projekt- ligjin e lobuar nga krimi e pushteti, si pazar për të nxjerrë nga burgu pa vendim prokururorie e gjykate gjithë kriminelët që kanë kryer 2/3 e dënimit dhe ata që u kanë mbetur pa kryer deri 2.6 vite dënim...
Në këtë prag zgjedhjesh, Babloku përdori ish-ministrin Blendi Klosi, të propozonte projekt-ligjin, për të mos i marrë taksa hoteleve e resorteve me 4-5 yje deri në fund të vitit 2026, propozim që u dërgua për votim në parlament.
Pas tij, Babloku ka hedhur në veprim Nasip Naçon, Kryetar i Komisionit Parlamentar të Sigurisë Kombëtare, me propozimin e projekt- ligjit, për të zbrazur burgjet e sigurisë së lartë e të sigurisë së zakonshme, para zgjedhjeve të 11 majit 2025.
Këtë propozim, Nasip Naço, ish-Ministri i Drejtësisë, që ka “përvojën” e lirimit nga burgu të killerit Nuredin Dumani me raport mjekësor fals, po e servir si akt- humanizmi për ata që janë në burgje dhe si lehtësim për buxhetin e shtetit.
Duke ditur lidhjet e shumëfishta të Nasip Naços me krimin gjatë kohës kur ishte ministër i LSI në pushtetin me PD dhe prej 4 vitesh në tepsinë e PS, krijohet dyshimi, se projekt-ligji është lobuar e financuar nga krimi te Babloku, por i propozuar nëpërmjet Nasipit “të 1001” poshtërsive.
Me këtë projekt- ligj, Babloku synon të nxjerrë nga burgjet e sigurisë së lartë e të sigurisë së zakonshme, të gjithë kriminelët që kanë kryer 2/3 e dënimit dhe ata që u kanë mbetur pa kryer deri 2.6 vite dënim.
Për ta realizuar lehtësisht, pa pengesa e sa më shpejt para zgjedhjeve të 11 majit, projekt-ligji “Rama-Naço”, përcakton që lirimi i tyre nga burgu, të bëhet pa vendime të prokurosrsë e gjykatës, por vetëm me vendime të burgjeve.
Kjo po bëhet, me qëllim që të lirohen ata që do kupola e pushtetit, por së pari, siç thuhet në projekt- ligj, prokuria e gjykata të mos pengojë e të mos vonojnë në lirimin tyre; kur sipas Kushtetutës e Kodit Penal, lirimet para kohe nga burgu, i bën vetëm prokuroria e gjykata.
Por siç kuptohet, shefit dhe qeverisë së Nasipit, i duhet që kriminelët e burgosur joshen me lirime para zgjedhjeve dhe të përdoren si grumbullues votash për PS e deputetë të preferuar.
Madje menjeherë pas lirimit, ministrat, deputetët, drejtorët dhe kryebashkiakët, do t’i joshin me punësime fiktive e paga të majme, në kompanitë që kanë marrë dhe po marrin tenderë, koncesione, pasuri shteti, leje ndërtim për pallate, kulla, ferma e resorte.
Kundër këtij projekt-ligji, ka dalë Komiteti Shqitar i Helsinkit, së pari për faktin se do lirohen kriminelë, pa vlerësim e vendime drejtësie, por vetëm me lista e urdhëra administrativ të hartuara nga qeveria.
Me këtë akt, Bablokut, Naços dhe “naçove” që votojnë verbalisht në parlament, me lirimin e kriminelëve, nuk e kanë mendjen për të pakësuar koston financiare të buxhetit të shtetit, por synojnë angazhimin e tyre në fushatë, që të grumbullojnë vota për pushtetin e PS./Pamfleti
Lini një Përgjigje