
Koka e përgatitjet së dokumentacionit rezulton të jetë ish-drejtori i Urbanistikës në Bashkinë Lezhë Sokol Toma, i proceduar dhe dënuar disa herë, por ka arritur t’i shpëtojë burgut përmes blerjes së drejtësisë.
Teksa ndërtimet pa leje kanë pushtuar zonën turistike të Shëngjinit nga Rana e Hedhur e deri në Kune, përmes një skeme mafioze duke përdorur ligjin e vjetër, shifra të frikshme parash flitet se paguhen, për të blerë institucionet shtetërore dhe sistemin e drejtësisë siç është edhe Prokuroria e Lezhës.
Sipas të dhënave, kostoja për të siguruar mbrojtjen e institucioneve për të ndërtuar në Shëngjin ka arritur deri në 600 mijë euro, ku pjesa më e madhe e këtyre parave nën dorë shkojnë në Bashkinë Lezhë, pasi është institucioni kryesor për të dhënë miratimin e paprekshmërisë. Më pas vjen Këshilli i Qarkut i drejtuar nga Agron Ivani, i cili prodhon “lejen” duke përdorur ligjin e vjetër, për të vijuar me IKMT, policinë, prokurorinë dhe Agjencinë e Kadastrës e drejtuar nga Altin Gjergji, ku kjo e fundit finalizon të gjithë paligjshmërinë, duke legalizuar objektet për t’i bërë gati për shitje
Sipas të dhënave të siguruara Agjencia e Kadastrës përdor regjistrat e vjetër për të legalizuar objektet shumë katëshe në zonën turistike të Shëngjinit. Ndërsa koka e përgatitjet së dokumentacionit rezulton të jetë ish-drejtori i Urbanistikës në Bashkinë Lezhë Sokol Toma, i proceduar dhe dënuar disa herë, por ka arritur t’i shpëtojë burgut përmes blerjes së drejtësisë. Tom është edhe pjesë e dosjes së SPAK për grabitjen e pronave te Rana e Hedhun, bashkë me ish kryebashkiakun Fran Frrokaj, në arrati.
Kjo veprimtari e paligjshme vijon prej gjashtë vitesh dhe këtë e dëshmojnë ndërtimet shumë kateshe që janë ngritur në Shëngjin dhe të tjera që janë në proces. Mjafton një verifikim dhe hetim i Strukturës së Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit SPAK dhe shumë persona mund të shkojnë pas hekurave, përfshirë zyrtarë lokal dhe njerëz të drejtësisë në këtë qytet./Prapaskena
Lini një Përgjigje