Mafiozi Ylli Ujka, është bërë pjesë e klanit të Edi Ramës para 1 viti; dhe nuk ndalet të mbështesë PS apo partie të tjera, por është krim i oganizuar zgjedhor, fakti që për financimet e reklamimet elektorale, ai ka përfituar leje ndërtimi, fonde e pasuri shtetërore...
SPAK krijoi “Taskë Forcën” e posaçme, të ndarë në 12 grupe prokurorësh e agjentësh të Byrosë Kombëtare të Hetimit, të angazhuar në 12 qarqet e vendit, me objekt mbledhjen e denoncimeve, gjurmimin, zbulimin dhe goditjen e krimeve zgjedhore, gjatë fushatës e ditën e votimeve.
Është për t’u përshëndetur vendimi i Altin Dumanit, por krimet zgjedhore kanë nisur hapur prej kohësh, nga biznesmenë të lidhur në interesa me kupolën e qeverisë e PS, duke bërë krim të organizuar zgjedhor, me fushata grumbullimi votash nëpërmjet shpenzimeve me miliona euro.
Biznesmeni që po bën këtë krim të dukshëm zgjedhor në favor të partisë në pushtet, është Ylli Gjon Ujka, që sipas Regjistrit të Gjendjes Civile është shtetas shqiptar e banon në Lezhë.
Ky i është bashkuar kryeministrit Edi Rama dhe ministrave, me financime për fushatën dhe dhurata, dhënë shqiptarëve në disa shtete, që të votojnë për PS më 11 maj.
Sipas të dhënave të kompanisë “Meta”, kompani mëmë e Facebook dhe Instagram, rezulton se Ylli Ujka me kompanitë e tij, po kryen krime zgjedhore në favor të votave për pushtetin.
Ai është bërë pjesë e turit elektoral të Edi Ramës e drejtuesve të PS në disa shtete, të cilëve po u organizon, financon e propagandon takimet dhe i reklamon ato e bën thirrje të votojnë për PS.
Në faqen zyrtare të PS dhe të kryeministrit Edi Rama e grupeve që e shoqërojnë atë jashtë Shqipërisë, madje dhe këngëtarë të paguar prej Ylli Ujkës, nuk po deklarohen financimet e bëra.
Këtë fushatë për PS, Ylli Ujka po e zhvillon me dy kompanitë e tij “Cambria Marketing Srl’ dhe ‘1001 Solutions”, madje ai ka qenë prezent në krahë të kryeministrit e kryetarit të PS, Edi Rama, te tribunat e takimeve elektorale në disa qytete të Italisë.
Ai ka financuar e reklamuar dhe takimet PS e Edi Ramës në Angli, Greqi, Gjermani e SHBA, të cilat, sipas ligjit janë krime zgjedhore, të kryera nga biznesmeni me aktivitete në Shqipëri.
Mafiozi Ylli Ujka, është bërë pjesë e klanit të Edi Ramës, dhe nuk ndalet të mbështesë PS, por është krim i oganizuar zgjedhor, fakti që për financimet e reklamimet elektorale, ai ka përfituar e po përfiton si shpërblim leje ndërtimi, fonde e pasuri shtetërore falas.
Në këmbim, Ylli Ujka ka marrë leje ndërtimi për kulla, pallate, resorte dhe i janë krijuar hapësira nëpër bashki, prefektura, kadastër e lejohet nga policia, që të grabisë toka, troje e pyje, për iunvestime me të cilat pastron miliardat e botës së krimit.
Me Vendim nr. 11, datë 23 korrik 2024, Edi Rama i dha lejen “Investitor Strategjik” kompanisë “X One Sh.p.k” të Ylli Ujkës, për ndërtimin e një ferme me vreshta, kompleks blegtoral, kantinë pijesh, vila e bujtina, mbi 137 hektarë tokë pronë shtetërore falas në Baqël e Kodhel të Lezhës.
Në muajin nëntor 2024, Babloku i dha Ylli Ujkës, leje për kompleksin “Grand Park Skyline” me 3 kulla banimi e qëndra tregtare, mbi 145 mijë m2 tokë shteti te Liqeni Artifical i Tiranës.
Me mbështetjen e policisë, Bashkisë e Kadastrës, financuesi elektoral i PS, Ylli Ujka, grabiti me dokumente fakse e më forcë, 370 ha toka prona të shtetit, të kushërinjve të tij e të banorëve të tjerë te Rana e Hedhun në Lezhë, të cilat, Kadastra ia regjistroi me urdhër të Edi Ramës.
A do ta hetojë SPAK, krimin e organizuar zgjedhor të mafiozit Ylli Gjon Ujka me votat e diasporës, në këmbim të përfitimeve me vendime qeverie?
Të shohim, nëse SPAK do ta bëjë apo jo subjekt hetimi e goditje me “Taskë Forcën”, krimin zgjedhor të financuesit të Edi Ramës e PS./Pamfleti
Lini një Përgjigje