Nuk është rastësore, që dy kompanitë mafioze të shërbimit celular e transportit ajror, kanë emëruar përfaqësues të njëjtin person Dhionis Kolila; mbasi pronarët e tyre, hungarezi Gellért Zoltán Jászai dhe turku Sinan Dilek e mashtruesi shqiptar Sinan Idrizi, janë miq e klientë të kryeministrit Edi Rama...
Kur qeveria shqiptare, më 31 mars 2022, miratoi lejen që kompaninë celulare “ONE Albania” të blinte mafiozi hungarez Gellért Zoltán Jászai, pjesë e oligarkisë së klanit të kryeministrit Viktor Orban e oligarkisë ruse të Vladimir Putin, “Pamfleti” denoncoi, se në këtë pazar ishte përfshirë dhe klani mafioz i kryeministrit Edi Rama.
Kjo lidhje interesash, është pasqyruar në dokumente zyrtare të kompanisë hungareze-ruse “ONE Albania Sh.A” dhe kompanisë ajrore turko-shqiptare “Air Albania Sh.A”, të njohur si kompania e çarterit të kryeministrit Edi Rama.
Sipas dokumenteve, kompania celulare “ONE Albania Sh.A” dhe kompania ajrore “Air Albania Sh.A”, kanë të njëjtin përfaqësues, që administron gjithë aktivitetin e tyre dhe marrëdhëniet me institucionet shtetërore, tatimore e bankare për çdo marrëdhënie e çështje.
Drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv i Kompanisë “ONE Albania”, Brano Duroviç dhe ortakët e kompanisë ajrore “Air Albania”, mafiozi turk Sinan Dilek dhe super mashtruesi shqiptar Sinan Idrizi, kanë caktuar si përfaqësues të tyre Dhionis Kolilën.

Ky është i autorizuar nga bosët e dy kompanive, të kryejë të gjitha veprimet, madje dhe të administrojë bilancet deri te dorëzimi e ndryshimet në tatime dhe regjistrimet në Qendrën Kombëtare të Biznesit, duke cituar se veprimet e kryera nga Dhionis Kolila, konsiderohen sikur janë kryer nga pronarët që e kanë autorizuar.
Nuk është rastësore, që dy kompanitë mafioze të shërbimit celular e transportit ajror, kanë caktuar përfaqësues të njëjtin person, Dhionis Kolila; mbasi pronarët e tyre, hungarezi Gellért Zoltán Jászai dhe turku Sinan Dilek e mashtruesi shqiptar Sinan Idrizi, janë miq e klientë të kryeministrit Edi Rama që bëjnë mashtrime fiskale në tatime e dogana.

Kujtojmë, që në kompaninë celulare “ONE Albania”, qeveria shqiptare ka 3% të aksioneve e kapitaleve, ndërsa në kompaninë ajrore “Air Albania”, qeveria ka 10% të aksioneve e kapitaleve, ndërsa tani kanë të përbashkët dhe atë që bënë përfaqësimin e gjithë aktiviteteve të tyre.
Por pavarësisht se qeveria e Shqipërisë është ortake e pronare kapitalesh në të dyja këto kompani, shteti nuk merr asnjë qindarkë nga fitimi i tyre; madje financon investimet e humbjet, në masën 3% te mafiozi hungarezo-rus dhe 10% të mafiozët e kompanisë së çarterit të Bablokut./Pamfleti
Lini një Përgjigje