TAGS-AT E JAVËS

Anti-Mafia 1 Tetor 2024, 13:54

Pse Sali Berisha nuk e arrestoi Agron Xhafën në 8 vite pushtet, megjithëse kishte 4 letër-porosi nga Italia

Shkruar nga Pamfleti

Pse Sali Berisha nuk e arrestoi Agron Xhafën në 8 vite pushtet,

Me mbesën Shpresa Breçani trafikanti Agron Xhafaj, trafikanti Gramoz Murataj dhe grupi mafioz italian “Sacra Corona Unita”, kishin krijuar biznesin e përbashkët të kazinove e basteve sportive...  

E vërteta është, që Agron Xhafaj është dënuar me 7.2 vite burg në Itali për trafikim droge në grup të strukturuar kriminal; dënim të cilin po e vuan në Romë që prej muajit maj 2018, i detyruar të vetë-dorëzohej pas denoncimit që iu bë nëpërmjet skandalit “Babale”.

Por Sali Berisha, thotë se Ervin Salianji, u dënua ngaqë zbuloi dhe denoncoi të vërtetën, që Agron Xhafaj i ishte shmangur dënimit për drogë në Itali dhe jetonte i lirë e bënte biznes në Vlorë, i mbrojtur nga vëllai Ministër i Brendshëm.

Edhe kjo është e vërtetë që ai ishte i lirë në Vlorë, por nuk është e vërtetë, që zbulimin e  trafikantit Agron Xhafaj, si person i dënuar burg në Itali dhe i lirë në Vlorë, PD dhe Saliu e bënë në vitin 2018, pas denoncimit të Ervin Salianjit.

Qysh në tetor 2005 kur Sali Berisha erdhi në pushtet, Agron Xhafaj, pas 1 viti e gjysmë fshehje në Itali si i dënuar me burg në mungesë, u kthye në Shqipëri ilegalisht, bleu prona e hapi biznese në Vlorë, Fier e Tiranë dhe jetonte i lirë me Bar-Restorant në qendër të Vlorës, fakt që e dinte dhe policia e pushtetit të Saliut, mbasi kishte kërkesë arrestimi nga pala italiane, por nuk e preku.

Sepse nuk e lejonte Sali Berisha, i cili kishte dijeni dhe nga Ministria e Drejtësisë, lidhur me disa letër-porosi që kishin dërguar italianët e spanjollët për arrestimin dhe ekstradimin  e tij.

Gjatë 8 viteve pushtet të Sali Berishës, Agron Xhafaj nuk u arrestua, madje ministrat e Drejtësisë së kohës, megjithëse kishin 4 letër-porosi nga Italia e Spanja, nuk u lejuan të nisnin procedurat e arrestim-ekstradimit të tij.

Përveç faktit, që ai është vëllai i  Fatmir Xhafajt, ish-kryeministri Sali Berisha, gjatë pushtetit të tij nuk lejoi të arrestohej e ekstradohej Agron Xhafaj, sepse kishte krijuar biznese bixhozi, ndërtimi, trafik droge e shit-blerje tokash me familjarë e vartës të Sali Berishës.

Me mbesën Shpresa Breçani , trafikantët Agron Xhafaj, Gramoz Murataj e grupi mafioz italian “Sacra Corona Unita”, kishin biznesin e kazinove dhe basteve sportive dhe rrjetin e trafikut të drogës e qenieve njerëzore.

Përveç këtyre bizneseve, familjarë dhe vartës e deputetë të Sali Berishës, ishin të lidhur në biznesin e grabitjes e shit-blerjes së tokave me Agron Xhafajn e Artur Shehun, ndërsa milionat e drogës i investonin në ndërtim pallatesh dhe blerje apartamentesh e lokalesh.

Sali Berisha nuk e lejonte arrestimin dhe ekstradimin e trafikantit Agron Xhafaj, sepse ai dhe Arjan Tartari  bënin kontrabandën e hidrokarbureve nëpërmjet Portit të Vlorës, ku shefe kontrolli ishte dhe është gruaja e Agron Xhafajt.

Nuk është rastësore, që zyrat e PD- Vlorë me sipërfaqe 349 m2, janë në mjediset pronë e trafikantit Gramoz Murataj, te një kullë e ndërtuar nga ish-deputeti i PD, Ardian Kollozi, në bashkë-financim ilegal me Shkëlzen Berishën dhe trafikantët Agron Xhafaj e Gramoz Murataj, ortakë të mbesës Shpresa Breçani në biznesin e basteve.

Pas burgosjes së Ervin Salianjit, “non grata” Sali Berisha, thotë se PD do bëjë kallëzim në SPAK për sekuestrimin e pasurive të Agron Xhafajt.

Po nuk tha asnjë fjalë në muajin mars 2020, kur Agron Xhafaj u hoq nga lista me 25 trafikantë të Vlorës, që OFL i çoi në SPAK për sekuestrimin e pasurive./Pamfleti

 

saliu fatmir xhafaj agron xhafaj

Lini një Përgjigje