
Korrupsion, nepotizëm, e mbi të gjitha mungesë standardesh akademike…
Në kronikën e garës për zgjedhjen e rektorit të ri të Universitetit “Luigj Gurakuqi” të Shkodrës, kishte një grup që donte të ndalonte me çdo kusht ndryshimin. Ardhjen e një fryme të re në këtë institucion që është mbajtur në kthetrat e politikës për 30 vjet. E kjo vetëm nga Partia Demokratike, por mbi të gjitha nga PS-ja këto 12 vjet, ku deputetë e zyrtarë hynë në katedra pa pasur asnjë akreditim real akademik.
Ishte pikërisht kjo kastë që nuk donte të lejonte ardhjen e një fryme të re që u soll nga Profesor Tonin Gjuraj, i cili nga ana e tij promovoi një ide gjithëpërfshirëse e të gjithë forcave shkencore të institucionit.
Por duket se kasta e vjetër i frikësohej shumë erës së re dhe tentoi ta ndalojë edhe me mjete jo konvencionale instalimin e rektorit të ri.
Por siç dolën faktet, situata ishte e lidhur me çështje të tjera: Korrupsion, nepotizëm, e mbi të gjitha mungesë standardesh akademike.
Para disa ditësh janë marrë të pandehur Dekani i Fakultetit të Drejtësisë në Shkodër Gasper Kokaj dhe dy pedagogët e universitetit, Senada Reçi dhe Luljeta Zefi, për akuzën e korrupsionit pasiv.
Profesorët e Dekanatit, dyshohet se kanë marrë 500 mijë lekë të vjetra në këmbim të vendosjes së një kaluese dy studenteve që kishin ngelur në dy lëndë semestrale.
Të pandehur në këtë çështje janë marrë Lek Toni dhe Pëllumb Ndreca, të cilët akuzohen për korrupsion aktiv kryer në bashkëpunim.
Ndreca dhe Toni, rezultojnë të jenë prindërit e dy studenteve ngelëse dhe ishin të interesuar për të kaluar provimin.
Kjo dosje penale që mban Nr. 546 është regjistruar fillimisht në SPAK, por pas vendimit të mos kompetencës të marrë nga prokurori Ened Nakuçi, çështja i kaloi në vitin 2023 për hetime të mëtejshme prokurorisë së Shkodrës.
Duhet pritur procesin gjyqësor për të parë si do të shkojë ky rast, megjithatë, kjo nuk është një ‘rrufe në qiell të pastër’. Nga ana tjetër prof. Suzana Golemi vijon gjyqin.Vazhdimisht ka pasur hetime të tilla në Universitetin e Shkodrës. Ku përveç mitmarrjes, gëlon edhe një tjetër problem i madh; nepotizmi. Dhe siç doli edhe me rastin e luftës ndaj rektorit të ri, mbesa e të pandehurit Gaspër Koka ishte një nga zgjedhëset e rektorit e senatit. Por që nuk është e vetmja, pasi “Luigj Gurakuqi” është i mbushur me djem, vajza, mbesa e kushëri të ish-pedagogëve apo zyrtarëve të ndryshëm që e kanë trajtuar universitetin si çiflig. Ndërkohë që mjaft zyrtarë dhe deputetë kanë mësyrë katedrat e “Luigj Gurakuqit”, duke mos pasur asnjë referencë apo gradë akademike. Për të kthyer situatën normale në Universiet, duhet që realisht ministria e Arsimit të rikthejë autonominë që e ka marrë politika dhe mafia. Ndryshe, realisht rikuperimi i vlerave është i pamundur./Pamfleti
Lini një Përgjigje