Sipas ligjit anti-mafia, SPAK e ka detyrim të hetojë, burimin financiar të pasurive të shumta të krye trafikantit Andrea Çaushi alias Renato Çaushi nga Kalivaçi i Tepelenës...
Dosja e Andrea Çaushit alias Renato Çaushi nga Kalivaçi i Tepelenës, i skeduar si subjekt i ligjit Anti-mafia, është në SPAK e transferuar nga ish-Prokuroria e Krimeve të Rënda, si dhe dërguar nga Prokuroria e Italisë e EUROJUST, madje dhe ish-struktura “OFL”, në muajin mars 2020 i dërgoi emrin e tij për sekuestrim të afro 3 milionë Euro pasuri.
Megjithëse OFL e mbaroi mandatin më 31 dhjetor 2020, parlamenti me Akt Normativ të datës 11 janar 2021, ia la detyrë SPAK-ut e Gjykatës së Posaçme, të vazhdojnë sekuestrimet e personave që kanë në listë sipas ligjit anti-mafia.
Por prej 4 vitesh, SPAK nuk po i sekuestron asnjë qindarkë trafikantit, vrasësit, pengmarrësit e gjobë vënësit Andrea Caushi; ndërsa ky vazhdon e pastron miliardat e krimeve me biznese dhe blerje e akt-dhurime fiktive të pasurive, të cilat i fsheh duke i regjistruar te familjarë e të besuar të tij.
Nëse SPAK, nuk e di se ku i ka fshehur pasuritë Andrea Çaushi nga Tepelena, po i servirim disa prova e indicie, që vërtetojnë se shumicën e pasurive dhe bizneseve, ai i ka fshehur në emrin e familjares së tij, infermieres Dritjona Çaushi nga Tepelena e vëllait Visi Çaushi
Sipas regjistrit tatimor, kjo paguhet si infermiere në Qendrën Shëndetësore të Krahësit në Tepelenë, por faktikisht jeton në Lagjen Nr. 4-Sarandë e Njësinë Nr.6-Tiranë, ku njihet si ortake e pronare në biznese resorte, ndërtime, restorante, hotele, gurore, apartamente, toka, lokale e njësi tregtare të financuara nga familjari i saj Andrea Çaushi alias Renato Çaushi.
Në datën 15 nëntor 2023, trafikanti Andrea Çaushi ka krijuar kompaninë “Riviera Investment Sh.p.k” në Sarandë, me objekt ndërtimi, por të regjistruar në emrin familjares infermiere Dritjona Çaushi e familjarit të një zyrtari të lartë të qeverisë “Rama”, me kapital fillestar 200 milionë lekë.
Pas 1 muaji e gjysmë, konkretisht në datën 28 dhjetor 2023, trafikanti Andrea Çaushi krijon kompaninë tjetër “Saranda Net Sh.p.k” po në Sarandë, me objekt pajisje e shërbime elektronike me kapital fillestar 60 milionë lekë, ndërsa pas 2 muajsh e bëri kapitalin 100 milionë lekë.

Edhe këtë kompani, ai e ka regjistruar në emrin Dritjona Çaushit e vëllait Visi Çaushi, kontigjent i krimit në dosjet e policisë e prokurorisë, por kanë deklaruar vendbanim në fshatin Krahës të Tepelenës, ku ajo paguhet si infermiere, ndërsa i vëllai menaxhon parcelat e drogës.

Në datën 24 prill 2017, trafikanti Andrea Çaushi, mori dhuratë nga Harallamb Grigor Tavo, 50% pronësi të kompanisë “Alb Tavos Sh.p.k” me vlerë 750 mijë Euro, që është resorti te Kalaja e Lëkurësit në Sarandë, ndërsa 25% aksione i kishte si ortak me kapital 375 mijë Euro.
Më 6 qershor 2017, Andrea Çaushi u arrestua në Tiranë gjatë një operacioni mes prokurorive të Shqipërisë e Italisë, për trafikimin e 900 kg. drogë kapur në flagrancë në Karaburun, me destinacion një familje mafioze në Siçili.
Por pas 1 muaji, kundrejt ryshfetit 300 mijë Euro, gjyqtarët e krimeve të rënda e liruan dhe ai nuk u ekstradua në Itali, por për të shpëtuar nga sekuestrimi, 75% aksione me vlerë 1 milionë Euro te resorti në kalanë e Lëkurësit, ia dhuroi fiktivisht familjares infermiere Dritjona Çaushi.
Ndërsa në datën 12 korrik 2023, infermierja bleu nga ortakët Harallamb Tavo e Behije Kuminja, pjesën e mbetur 25% të resortit te Kalaja, kundrejt vlerës 375 mijë Euro, duke u bërë 100% pronare në letra e këtij resorti.
Por faktikisht, pronar është trafikanti Andrea Çaushi alias Renao Çaushi, të cilit, prej muajit gusht 2023, qeveria ia ka hequr të drejtën e përdorimit të Kalasë së Lëkurësit-Sarandë e duhej larguar andej, por prej 1 viti vazhdon e mbanë të zaptuar dhe bën biznes pa licencë.
Sipas raporteve të SHISH, krye trafikanti Andrea Çaushi, ka 5 hotele në Sarandë, Vlorë, Himarë dhe 11 apartamente e 4 lokale në Tiranë, investuar me të ardhurat nga trafiku i drogës, gjobë-vëniet, vrasjet me pagesë dhe nxjerrja në kurth të rivalëve, miqve e bashkëpunëtorëve kriminelë.
I kujtojmë SPAK-ut, raportimet zyrtare të SHISH, Policisë e Anti-krimit, që e kanë vënë në dijeni me prova, se trafikanti Andrea Çaushi ka 14 parcela drogë në Njësinë Administrative Krahës Bashkia-Memaliaj, në Kutë e Poçem të Mallakastrës e Sevaster të Bashkisë Selenicë.
Te Kanali i Çukës në Sarandë, Andrea Caushi ka një hotel 7 kate, ndërtuar me para të pista, ku kati i parë është Bar-kafe, por dhe një restorant te Gjiri i Hartës në Ksamil, të regjistruar në emër të vëllait Visi Çaushi në administrim nga infermierja Dritjona Caushi.
Te kompleksi “Pallatet-Derveni” në Kombinat, Yzberish, Astir dhe te zona “5 Maji” në Tiranë, trafikanti Andrea Caushi ka 18 apartamente, 3 lokale, 4 dyqane, 1 palestër e 11 garazhe.
Këto i ka financuar nga milionat e drogës e krimeve të tjera, në pazar me ndërtuesin Reshat Zika nga Tepelena, pronar i firmave ndërtuese “Derveni-1 Sh.p.k”, “5 Maji Konstruksion Sh.p.k” e “BBL-Tepelena” Sh.p.k, tashmë të bllokuara si kapitale nga tatimet e debitorët privatë.
Nëse SPAK e ka seriozisht luftën kundër krimit të organizuar e trafikut të drogës, duhet të hetojë, burimin financiar të këtyre pasurive të krye trafikantit Andrea Çaushi në Tiranë, Vlorë, Sarandë e Durrës; ashtu siç e përcakton ligji anti-mafie, për sekuestrimin e pasurive të eksponentëve të botës së krimit. Kaq për sot!/Pamfleti
Lini një Përgjigje