TAGS-AT E JAVËS

Anti-Mafia28 Shtator 2024, 10:22

Trafikanti i arrestuar nga SPAK, EUROJUST e Italia; kandidat i Tomë Doshit për Bashkinë-Durrës

Shkruar nga Pamfleti

Trafikanti i arrestuar nga SPAK, EUROJUST e Italia; kandidat i Tomë Doshit

Në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit 2021, Tomë Doshi në emër të PSD-së, kandidoi për deputetë 42 persona më dosje penale si të arrestuar e dënuar me burg brenda e jashtë Shqipërisë, ndërsa në zgjedhjet lokale të 14 Majit 2023, kandidoi për këshilltarë të bashkive, 112 persona me precedentë penalë...

Shprehja: “Ai stan, atë bulmet ka”, i shkon përshtat, llumit që ekzemplari i botës së krimit, Tomë Doshi, ka mbledhur në bizneset, veprimtaritë kriminale që kryen dhe në partinë PSD, nëpërmjet të cilës, kandidon për mandate deputeti e këshillash bashkiake, ata që përdorë në trafiqe e krime.

Jurgen Kaçuri nga Durrësi, është një nga ushtarët e Tomë Doshit, i arrestuar nga SPAK, në zbatim të operacionit të përbashkët me partnerët e Italisë e të EUROJUST, për goditjen e anëtarëve të bandës së trafikimit ndërkombëtar të drogës e pastrimit të parave.

Por emri i trafikantit Jurgen Kaçuri, del dhe në regjistrat e KQZ-së, si kandidat për Këshillin Bashkiak të Durrësit në zgjedhjet e 14 majit 2023, i kandiduar me vendim të Tomë Doshit, në listën shumë-emërore të Partisë Social-Demokrate që ia bleu Skënder Gjinushit.

Trafikanti i arrestuar nga SPAK, EUROJUST e Italia; kandidat i Tomë Doshit

Në formularin e dekriminalizimit, trafikanti i arrestuar Jurgen Kaçuri i moshës 27 vjeç, ka deklaruar se nuk ka qenë asnjëherë i shoqëruar nga policia dhe as i hetuar, arrestuar apo dënuar.

Madje deklaron, se nuk ka qenë asnjëherë jashtë Shqipërisë, por sipas dosjes së SPAK, Prokurorisë së Italisë e EUROJUST, ai ka qenë shumë herë  jashtë Shqipërisë e ka qëndruar më shumë se 1 muaj, i përfshirë në veprimtari kriminale dhe i skeduar penalisht.

SPAK njoftoi, se Jurgen Kaçuri u arrestua bashkë me Arjanit Malokun, biznesmen karburantesh; të cilëve, gjatë aksionit iu sekuestruan në cilësinë provave 30 mijë Euro, 6 mijë Paund, 2 automjete, 1 armë, 4 ora “Rolex”, 26 aparate celulare, dokumente që lidhen me trafikun e drogës dhe pastrimin e parave, si pjesë e grupit mafioz ndërkombëtar me bazë në Shqipëri.

Mirëpo në zgjedhjet lokale të 14 Majit 2023, shefi i tij Tomë Doshi e kandidoi për Anëtar të Këshillit Bashkiak-Durrës, si përfaqësues i Partisë Social-Demokrate, duke deklaruar në “CV”-në e tij, vetëm një të dhënë: Është me arsim të lartë”, siç është dhe shef Toma.

Kujtojmë, që në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit 2021, Tomë Doshi në emër të Partisë Social-Demokrate, kandidoi për deputetë 42 persona më dosje penale si të arrestuar e dënuar burg brenda e jashtë Shqipërisë.

Ndërsa në zgjedhjet lokale të 14 Majit 2023, kandidoi për këshilltarë të bashkive, 112 persona me dosje penalë, siç ishte Jurgen Kaçuri, i arrestuar nga SPAK, Italia e EUROJUST, si pjesë e bandës së trafikut ndërkombëtar të drogës e pastrimit të parave me bazë në Shqipëri./Pamfleti

 

jurgen kaçuri tomë doshi spak eurojust

Lini një Përgjigje