
Kur themi Emiratet e Bashkuara Arabe, nënkuptojmë Dubain, “ishullin” e miliardave të zeza ku është zhytur Babloku; i cili, pas skedimit nga agjencitë anti-mafie të SHBA dhe BE me pallatet “Alabbar” në Durrës, ka vendosur të përdorë vartësit e tij si maskë për të vazhduar pazaret...
Sekretariati i Sigurisë në BE dhe NATO, konsideruan cenim të sigurisë në Shqipëri e Rajon, pazarin e Edi Ramës me mafien e Dubait, të përfaqësuar nga Mohamed Alabbar, për ndërtimin e kullave, hoteleve e qendrave tregtare në 810 mijë m2 tokë shtetërore në Durrës.
Por kryeministri Edi Rama, nuk ka hequr dorë nga pazaret ekonomiko- financiare me sheikët dhe mafien e Dubait, fijet lidhëse të së cilës, përveçse te kupola qeveritare e oligarkike shqiptare, janë në qarqet mafioze të Rusisë, Serbisë, Turqisë, Gjeorgjisë, Azerbajxhanit e Arabisë Saudite.
Por, për t’i mbajtur fshehur këto lidhje të zeza interesash, kryeministri Edi Rama ka bërë sikur ka hequr dorë nga mafia e Dubait, duke autorizuar drejtorët qendrorë të ministrive e kompanive shtetërore, për të realizuar e firmosur marrëveshje dhe koncesione ekonomiko- financiare me subjekte shtetërorë e private në Emiratet e Bashkuara Arabe, me dhurim asetesh e pasurish.
Kur themi Emiratet e Bashkuara Arabe, kuptojmë Dubain, “ishullin” e miliardave të zeza ku është zhytur kokë e këmbë Babloku; i cili, pas skedimit nga agjencitë anti-mafie të SHBA-BE me pallatet “Alabbar” në Durrës, ka vendosur të përdorë vartësit e tij si maskë për të vazhduar pazaret.
Me Vendim Qeverie Nr. 690, datë 6 nëntor 2024, kryeministri Edi Rama i ka hequr vetes formalisht, të drejtën për të realizuar dhe firmosur marrëveshje me subjektet shtetërorë e privatë në Dubai dhe u ka dhënë këtë kompetencë drejtorëve, por vetëm për hartimin e projekt-kontratave.

Për ta bërë sa më ligjor këtë marifet, Babloku ka përdorur Vendimin Nr. 949, datë 25 nëntor 2015 dhe ligjin 145/2020, me objekt marrëveshjen e Qeverisë Shqiptare dhe Qeverisë së Emirateve të Bashkuara Arabe, ku nuk ka kompetenca për drejtorët, si autoritet negociues e nënshkrues me subjekte shtetërore e subjekte private në Dubai, por është vetëm kompetencë e kryeministrit dhe ministrave përkatës.
Por, një pikat e vendimit të qeverisë, zbulon faktin që drejtorët do bëjnë, hartojnë dhe firmosin formalisht kontrata për koncensionet e marrëveshjet ekonomike, as me subjektet shtetërore e private të Dubait, ndërsa pazaret do t’i bëjë vetë Babloku.
Ky përcaktim është te vendimi i datës 6 nëntor, i firmosur nga kryeministri Edi Rama, ku thuhet:
- Pasi drejtorët e agjencive dhe kompanive shtetërore, të kenë bërë gati projektet e kontratave dhe marrëveshjeve me subjekte shtetërore e private të Dubait, duhet të kalojnë paraprakisht për kontroll te ministrat e linjës, prej andej te kryeministri, ndërsa pas miratimit prej tij, drejtorët duhet t’i firmosin menjëherë./Pamfleti
Lini një Përgjigje