Austriakët vijojnë të operojnë në Rusi, duke mundësuar transferta jashtë vendit...
Ndonëse e gjithë bota është vënë kundër Vladimir Putin, austriakët e “Raiffeisen Bank” vijojnë biznesin në Rusi. Edhe pse SHBA dhe BQE e kanë paralajmëruar disa herë se po mban në këmbë makinerinë e luftës, banka vijon punën.
Nisur nga kjo situatë, Banka Qendrore Evropiane ka vendosur rregulla specifike për Raiffeisen Banka dhe UniCredit, të cilat operojnë në Rusi.
Sipas “Reuters”, BQE ka urdhëruar që bankat një pjesë të kapitalit të tyre ta kalojnë si rezervë, pasi sipas Bankës Europiane, operojnë në një vend jo të sigurt. Raiffeisen gjithashtu përballet me kërkesa nga BQE për një rritje të nivelit të kapitalit, për shkak të ekspozimit ndaj kredive të rrezikshme komerciale, tha një nga burimet.
Pothuajse tre vjet pas pushtimit rus të Ukrainës, Raiffeisen Bank International dhe UniCredit kanë qenë të ngadalta në tërheqjen e aktiviteteve të tyre duke nxitur tensionet me BQE.
Raiffeisen dhe UniCredit, janë në gjendje të kryejë transaksione jashtë Rusisë, ndërsa bankat vendase ruse janë përjashtuar nga rrjeti ndërkombëtar i pagesave.
BQE-ja në fillim të këtij viti urdhëroi që të dyja bankat të ndalin transaksionet ndërkombëtare, ose të përballen me ndëshkime.
Në maj, Uashingtoni kërcënoi se do ta ndërpresë bankën austriake nga aksesi në dollarë për një marrëveshje që ajo planifikoi, për të cilën SHBA tha se kishte lidhje me një nga oligarkët e Rusisë.
Sipas “Reuters”, një kërkesë e BQE-së që ata të mbajnë kapital rezervë kundër humbjeve të mundshme do t'i përgatiste gjithashtu që potencialisht të shkëputeshin tërësisht nga Rusia. /Pamfleti
Lini një Përgjigje