TAGS-AT E JAVËS

Anti-Mafia12 Nëntor 2024, 10:29

“Lala Kros o lala Kros, vetë shkruan dhe vetë vulos”: Fondet e huaja do t’i auditojë shoqëria e lidhur me Drejtorin e Tatimeve, Ilir Binaj

Shkruar nga Pamfleti

“Lala Kros o lala Kros, vetë shkruan dhe vetë vulos”:

Lidhja e Ministrit të Financave Petrit Malaj me krye tatimorin Ilir Binaj, nuk është vetëm miqësore, por dhe në projekte e auditime të përbashkëta me kompaninë “Grant Thornton Sh.p.k”; dhe logjikisht, fondet e huaja që kanë ardhur në Shqipëri, do auditohen nga një kompani që ka lidhje private me dy miqtë e ngushtë, drejues qendrorë të financave e tatimeve…

Dokumenti që po publikon “Pamfleti”, krijon bindjen, se emërimi i dy miqve, Ministrit të Financave, Petrit Malaj dhe Drejtorit të Përgjithshëm të Tatimeve, Ilir Binaj, nuk kishte qëllim eficencën në administirmin e buxhetin të shtetit e të ardhurave tatimore.

Emërimet ishin përzgjedhje e rekomanduar te Babloku nga mafia financiare, për të vazhduar batërdinë me koncesionet, fondet e investimeve, të ministrive, drejtorive e njësive të pushtetit lokal, për të lejuar fshehjen e vjedhjet nëpërmjet evazionit fiskal tatimor e doganor dhe në fondet e huaja.

Në datën 17 korrik 2024, “Pamfleti” paralajmëroi hapjen e një tenderi të shpallur nga Ministria e Financave, me objekt auditimin e Jashtëm të granteve të huaja, që i janë dhënë Shqipërisë në vitet 2022-2023, si ato që administronte ish- drejtori Ilir Beqja.

Dy muaj pas marrjes së Ilir Beqjes si i pandehur, Babloku shpejtoi të pastronte letrat e vjedhjeve në fondet e huaja, duke urdhëruar një auditim nga Ministria e Financave, i cili u bë në muajt shkurt-mars 2024, por donatorët e BE nuk ishin dakord me konkluzionet, duke i cilësuar fshehje të abuzimeve dhe kërkuan auditim me kompani të huaj.

Më 10 korrik 2024, ish-ministri Ervin Mete shpall tenderin me Numër Reference 12778-10-7-2024 me vlerë fondi limit 36 milionë lekë me TVSH, i cili do zhvillohej në datën 22 korrik 2024.

Ish-ministri Ervin Mete, tentoi t’ia jepte një agjencie auditimi të vendeve të BE, por nuk u lejua, dhe pas 1 jave u shkarkua, ndërsa tenderi u shpall përsëri nga ministri i ri Petrit Malaj, më 23 shtator 2024, por me një vlerë 10 milionë lekë më tepër.

“Lala Kros o lala Kros, vetë shkruan dhe vetë vulos”:

Më 11 nëntor 2024, Ministria e Financave, njoftoi se tenderi për auditimin e fondeve të huaja që i janë dhënë Shqipërisë, u fitua nga kompania e huaj “Grant Thornton Sh.p.k”, por kjo është kompani shqiptare në pronësi të shtetasit shqiptar Kledian Kodra, dhuruar nga ish-pronari maqendonas Slavko Nikolla Filipçev.

Sipas të dhënave të Qendrës Kombëtare të Biznesit, rezulton se administrator i kompanisë “Grant Thornton” që do auditojë fondet huaja dhënë qeverisë shqiptare, ka qenë Ilir Binaj, aktualisht Drejtor i Përgjithshëm i Tatimeve, i cili vazhdon të jetë konsulent i kësaj  kompanie.

“Lala Kros o lala Kros, vetë shkruan dhe vetë vulos”:

Lidhja e Ministrit të Financave Petrit Malaj me krye tatimorin Ilir Binaj, nuk është vetëm miqësore, por dhe në projekte e auditime të përbashkëta me kompaninë “Grant Thornton Sh.p.k”, përveç lidhjes në biznese auditimi, të dy prindërve të tyre Limoz Malaj e Agim Binaj.

Pra, fondet e huaja që kanë ardhur në Shqipëri, do auditohen nga një kompani që ka lidhje private me dy miqtë e ngushtë: njeri Ministër i Financave dhe tjetri Drejtor i Përgjithshëm i Tatimeve./Pamfleti

 

lalë krosi fondet e huaja ilir binaj petrit malaj

Lini një Përgjigje