
SPAK ka intensifikuar hetimet për dosjen Kinostudio, me protagonist oligarkun mediatik Sandër Frangaj, përfitues dhjetëra m2 tokë në ish Kinostudio, me falsifikime, ndikime të paligjshme dhe skema të dyshuara korruptive, duke ngritur mbi tokën e tjetërsuar bizneset e tij dhe projektuar ndërtim pallatesh.
Hetuesit po shqyrtojnë dokumentet, personat e përfshirë dhe mënyrën se si prona e familjes Hysa përfundoi në duart e kompanive të Sandër Frangajt, bashkëshortes së tij dhe disa subjekte të tjera private.
Mësohet se krahas marrjes në pyetje të personave që kanë dijeni rreth çështjes, ish pronarëve të grabitur, funksionarëve dhe ish funksionarëve publikë që janë implikuar në tjetërsimin e pronës së familjes Hysa në ish Kinostudio, përfituesve nga tjetërsimi i pronës etj., SPAK po heton veprimtarinë e dyshimtë të Sandër Frangajt, i cili është edhe përfituesi kryesor i zaptimit të ish Kinostudios.
Sipas burimeve po hetohet dhe janë sekuestruar dokumentet e planit për të ndërtuar kulla në ish Kinostudio, mbi pronën e familjes Hysa.
Plani për të ngritur kulla mbi një pronë që Gjykata e Lartë ia ka njohur familjes Hysa, është pezulluar nga frika e SPAK-ut.
Gjithashtu, po verifikohet pasuria dhjetëra miliona euro e Sandër Frangajt. Disa vila në emrin e tij dhe të të afërmve nga Palasa në Rolling Hills janë identifikuar dhe rrethuar nga një grup hetuesish të BKH-së.
Vilat dyshohet se janë produkt i shfrytëzimit prej vitesh të pronave të Familjes Hysa si dhe i ndërhyrjeve si sekser te kryebashkiakë, drejtorë dhe ministra për tenderë dhe koncensione.
Hetimet po monitorohen nga kryeprokurori Altin Dumani, gjatë drejtimit të tij SPAK-u është kthyer në institucionin më të besueshëm në Shqipëri.
Historia e grabitjes
Familjes Hysa i kanë njohur dhe kthyer institucionet shqiptare rreth 160 mijë m2 tokë te ish Kinostudio, pronë mbi të cilën janë sot disa institucione publike dhe biznese private.
Prona i është njohur familjes Hysa nga Komisioni i Kthimit të Pronave dhe gjykatat e të gjitha shkallëve.
Çfarë ndodh? Qeveria e Sali Berishës i ka mohuar familjes Hysa të gëzojë pronën e trashëguar.
Një pjesë të pronës së familjes Hysa, Sali Berisha ia dha disa subjekteve private me qira, të cilat zhvilluan bizneset e tyre private, ku përfshihen panele diellore, disa televizione, radio, lokale, parkingje, lavazhe etj.
Subjektet private janë klientë mediatikë të Sali Berishës, ku spikat Aleksandër Frangaj, i cili ka përfituar edhe 12 milionë euro reklama.
Jo vetëm i ka dhënë pronën e familjes Hysa klientit të tij mediatik, por Sali Berisha vuri në dispozicion pushtetin e tij, që familja Hysa të mos posedojë dhe zhvillojë pronën e saj.
Prokurorë, drejtorë dhe ministra janë angazhuar që klientët e Berishës të mbajnë pronën e familjes Hysa, të zhvillojnë bizneset e tyre private dhe madje të bëjnë edhe plane për të ndërtuar një qendër tregtare dhe disa kulla.
Në këmbim, klienti mediatik arriti deri aty sa që në 21 Janar 2011, mohoi plagosjen e gazetarit të tij nga pushteti i Sali Berishës.
Prokuroria e Tiranës, gjatë 10 viteve të fundit, ka mbyllur 4 herë dosjen penale të zaptimit të pronës së familjes Hysa.
Katër herë, gjykatat, përfshirë edhe Gjykatën e Lartë, kanë kërkuar hetimin e aferës, duke i lënë prokurorisë të njëjtat detyra.
Disa procese të tjera paralele gjyqësore zhvillohen mes familjes Hysa dhe zaptuesve të pronës së tyre.
Një pushtet korruptiv, i shtrirë nga mediat, qeverisjet dhe drejtësi, i mohon prej tre dekadash familjes Hysa të drejtën e pronës së trashëguar brez pas brezi, pasi në pronën e tyre ka ngritur bizneset private një gazetar i kthyer në oligark, i cili erdhi në Tiranë si fans i Tefta Radit.
Tashmë dosjen e ka marrë në dorë SPAK-u, struktura më e lartë dhe e besueshme hetimore në Shqipëri./Prapaskena
Lini një Përgjigje