
Ekipet e zjarrfikësve, të mbështetura nga trupat e Forcave të Armatosura, Policisë së Shtetit dhe me ndërhyrjen nga ajri, po punojnë për të vënë nën kontroll flakët në zonat e Çerkovicës dhe Dhivrit, në bashkinë Finiq.
Prej disa orësh, efektivët janë angazhuar në terren, duke luftuar intensivisht me flakët dhe ndihmuar në evakuimin e përkohshëm e shoqërimin e banorëve brenda perimetrit të sigurisë së përcaktuar.
Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile po vijon monitorimin e situatës dhe koordinimin me strukturat në vend për të garantuar eliminimin e rrezikut në zonë.
Zjarri në Finiq është një ndër vatrat aktive në vend, teksa temperaturat e larta dhe erërat e forta kanë vështirësuar ndërhyrjen në terren.
Lini një Përgjigje