TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 2 Shtator 2025, 21:39

Zhvatja e shqiptarëve nga “piramidat online”, Shemsi Prençi: Prokuroritë mbyllën sytë ndaj padive

Shkruar nga Pamfleti

Zhvatja e shqiptarëve nga “piramidat online”, Shemsi

Shemsi Prençi ka folur mbi skemën piramidale “online”, ku janë zhvatur shumë shqiptarë. Sipas tij, prokuroritë në 3 qarqe të vendit kanë vendosur të mos nisin çështje penale” pavarësisht se, sipas tij, policia e ka referuar çështjen.

Unë jam i kënaqur me Erion Braçen, një deputet që ka dhënë alarmin publikisht. Sa i përket Policisë së Shtetit, unë jam në dijeni të funksionimit të këtyre platformave “online” në vendin tonë prej disa muajsh dhe policia e ka referuar çështjen në prokuroritë e juridiksionit të përgjithshëm dhe në dijeninë time, të paktën në 3 raste, në 3 qarqe, është vendosur mosnisja e çështjes penale. Qeveria duhet të jepte alarmin pikërisht ndaj këtyre prokurorëve që lejojnë këto fenomene negative të marrin përmasa të mëdha”, tha ish-drejtuesi i policisë.

Fakti që platforma nuk është e licencuar nga Ministria e Financave, nuk është regjistruar në QKB, duhet të kishte shqetësuar të gjitha autoritetet, jo vetëm Policinë e Shtetit. Duhet të kishte vepruar Ministria e Financave, t’i jepte alarmin policisë dhe policia të procedonte së bashku me prokurorinë, duke patur një material të rëndësishëm mbi veprimtarinë e kësaj platforme, që është denoncuar nga Zelanda e Re që në muajin prill”, shtoi Shemsi Prençi në “A2 CNN”.

Sipas tij, për “këtë problem kam informacion që është gjurmuar një biznesmen”. “Ishte koka e rekrutimit të njerëzve për të bërë investime në kriptovalutë”, theksoi Prençi.

Lini një Përgjigje