TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 2 Shtator 2025, 21:17

Trenova: Rama në limitet e një vepre penale, kërkon të frenojë disa gjyqtarë e prokurorë që po tregojnë pavarësi

Shkruar nga Pamfleti

Trenova: Rama në limitet e një vepre penale, kërkon të

Ish-prokurori i Krimeve të Rënda Gentian Trenova është shprehur se me deklaratat ndaj gjyqtarëve, kryeministri Edi Rama është në limitet e veprës penale të “shpërdorimit të detyrës”.

Sipas Trenovës, përmes Vetingut qeveria monopolizoi dhe politizoi gjyqtarët dhe prokurorët, por tani që ky proces ka përfunduar, disa gjyqtarë dhe prokurorë kanë nisur të tregojë pavarësi. Trenova thotë se Rama kërkon ta frenojë këtë gjë që në hapat e para.

Ky sulm që bën kryeministri ndaj personave në sistemin gjyqësor, duhet parë edhe në një këndvështrim historik. Ka një backround pse kemi ardhur te ky sulm. Sistemi gjyqësor nga çdo kryeministër, në veçanti edhe nga Rama, konsiderohet në konceptin e tij që duhet t’i shërbejë atij, s’duhet të jetë kundër atij, dhe duhet të jetë në sinkron me lëvizjet dhe reformat e qeverisë.

Në rastin tonë qeveria ia arriti ta monopolizojë sistemin gjyqësor, ta bëjë të politizuar, ta konsiderojë dikaster ose ministri të qeverisë dhe këtë e arriti me procesin e Vetingut, duke i futur gjyqtarët dhe prokurorët në sisteme kontrolli, që ishin mekanizma politik. Bën kontroll selektiv, duke mbajtur në sistem shumë gjyqtarë dhe prokurorë që ishin të nënshtrueshëm dhe të shantazhueshëm, ose kishin afeksion me qeverinë dhe lidhje konjukturale me njerëzit e qeverisë. Prokuroria dhe gjykata s’i nxori më shkopinj nën rrota.

Vetingu është në përfundim e sipër tani dhe ka ngelur një lloj boshllëku që mekanizmat për t’i futur nën kontroll gjyqtarët dhe prokurorët s’do ekzistojnë më. Disa gjyqtarë dhe prokurorë po hedhin hapat e para të tregimit të pavarësisë së tyre. Këtë kryeministri kërkon ta frenojë që me hapat e parë. Këto thirrje të kryeministrit janë një mesazh, që mos e konsideroni veten të pavarur, por duhet të ecni në frymën e politikave të qeverisë.

Kryeministri po u bën thirrje KLGJ dhe KLP të aktivizohen, por ato janë të mefshta. Kur të përmend me emër dhe mbiemër kryeministri është shantazh. KLGK duhet të reagonte menjëherë. Jemi në kufijtë e një vepre penale, shantazhi, apo shpërdorim detyre që bën kryeministri. Kryeministri cenon rëndë Kushtetutën”, tha ai në "MCN.

Lini një Përgjigje