
Kryekomisioneri shtetëror për zgjedhjet, Ilirjan Celibashi deklaroi se votimi elektronik mund të bëhet në vitin 2029 dhe e mbështet këtë proces.
Celibashi u shpreh i gatshëm për ta diskutuar në shtator këtë çështje, teksa theksoi se duhen parë kostot dhe të arrihet dakordësia me partitë politike.
“Sot kemi zgjedhje, në jo pak vende të BE, ku integriteti i zgjedhjeve nuk vihet kaq në diskutim sa këtu, por është i diskutueshëm. Mund të vazhdojmë ta kemi këtë problem. Jo domosdoshmërisht, por unë personalisht mendoj që votimi elektronik të zgjerohet. Tirana, Fieri, Durrësi, Elbasani, Korça, mund t’i nënshtrohen votimit elektronik. Ka goxha kosto, d duhet të ulemi tamam ta bëjmë këtë diskutim. Në shtator, ose tetor, për zgjedhjet e ardhshme”, theksoi ai në emisionin “Real Story” në ABC News.
Lini një Përgjigje