
Analisti Andi Bushati, e konsideroi procesin zgjedhor të mbajtur më 11 maj, si "votime" dhe jo zgjedhje. Bushati tha se zgjedhjet u ndikuan nga krimi i organizuar dhe nuk kanë përmbushur asnjë standard për t'u konsideruar të lira.
"Nëse flasim për këto votime shkër*atë, pa folur për Troplinët, Suel Çelën dhe Bajrat, atëherë nuk themi të vërtetën", deklaroi analisti në emisionin "Të Paekspozuarit".
Bushati tha se zgjedhjet u certifikuan nga SPAK, me atë të task forcës që u ndërtua, ndërkohë që e quajti këtë institucion "bandë".
"Nuk mund të themi ç’mendojmë për çfarë mendon opozita, pa caktuar pozicionin tonë. Mendoj se çdo njeri që thotë si i sheh Rama apo Berisha zgjedhjet, mund ta bëjë këtë koment. Por e para duhet të bëjë në pasqyrë me vetëveten. A kishim zgjedhje në Shqipëri, apo kishim votime?
Unë nuk ka nevojë të shoh këto zgjedhje, boll të kem lexuar librat e Preçit për zgjedhjet dhe e kam mendimin tim për zgjedhjet. Janë votime dhe jo zgjedhje.
Gazetarët këtu për ekzistencën e bandave, për ekzistencën e një krye bande që u soll në këto zgjedhje si certifikues qesharak i një procesi votimesh, SPAK, atëherë a kemi zgjedhje? Mendoj se jo. E kam thënë disa herë edhe pa ndodhur, që nuk do të ketë zgjedhje, sepse janë krijuar kushtet të mos ketë zgjedhje.
Por, 11 maji duhej për të parë disa gjëra që as mendja jonë nuk i përfytyronte. Ja Troplinët që SPAK duhet ti vëzhgonte, task forca duhet ti kontrollonte dhe qenka bërë nami vetëm ne nuk dinim gjë", tha Bushati.
Lini një Përgjigje