TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet10 Maj 2025, 21:50

Zbardhen detaje nga aksioni i SPAK në Kukës, dy personat në kërkim dyshime se blinin vota për Tom Doshin

Shkruar nga Pamfleti

Zbardhen detaje nga aksioni i SPAK në Kukës, dy personat në

Zbardhen detaje nga aksioni i SPAK në Kukës. Pak më herët u bë me dije se janë shpallur në kërkim dy persona, të akuzuar për blerje votash. Dyshimet janë se ata kanë qenë duke blerë vota për PSD-në e Tom Doshit.

SPAK dhe policia e Kukësit kanë ushtruar kontrolle në banesat e Gazmend dhe Kalosh Peposhi të cilët janë shpallur në kërkim ndërsa vijon puna intensive me qëllim identifikimin e shtetasve të tjerë ndaj të cilëve ka dyshime se janë dhënë vlera monetare për orientimin e votës së tyre.

Strukturat e posaçme për hetimin e krimeve zgjedhore në Drejtorinë Vendore të Policisë Kukës në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), ka ushtruar kontrolle në banesat e shtetasve G.P dhe K.P në kuadër të hetimeve për veprën penale ”Korrupsioni aktiv në zgjedhje”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 328 e 25 te K.Penal.

Policia e Kukësit ka shpallur në kërkim shtetasit G.P dhe K.P, dhe vijon puna intensive për kapjen e tyre. Strukturat hetimore të DVP Kukës nën drejtimin e SPAK po punojnë intesivisht me qëllim identifikimin e shtetasve të tjerë ndaj të cilëve ka dyshime se janë dhënë vlera monetare për orientimin e votës së tyre ndaj një subjekti politik”, thuhet në njoftimin e policisë.

 

Lini një Përgjigje