TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet23 Maj 2023, 09:17

Vrasja në Kavajë, Klodiana Lala: Familja Rexha e konsideronte si "viktimë potenciale" djalin e vogël

Shkruar nga Pamfleti
Vrasja në Kavajë, Klodiana Lala: Familja Rexha e konsideronte si
Klodiana Lala

Gazetarja Klodiana Lala ka dhënë të tjera detaje lidhur me vrasjen e Arian Gosës nga Habib Rexha në Kavajë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në prani të babait të viktimës, ndërkohë që autori i ngjarjes i kapur edhe nga kamerat e sigurisë është tashmë në kërkim.

Habib Rexha është kthyer vetëm pak ditë më parë nga Gjermania dhe ka  patur si motiv për vrasjen, hakmarrjen. Më 29 Mars vëllai i tij gjeti vdekjen i vrarë nga vëllai i Arian Gosës, Edmond Gosa, gjithashtu i mbetur viktimë në ngjarje. Prezent në këtë përplasje kishte qenë dhe djali i  mitur i Altin Rexhës, i cili u lëndua lehtë.

“Familja Rexha e bënte përgjegjës Edmond Gosën për vrasjen e vëllait. Familja Rexha e konsideronte si viktimë potenciale djalin e vogël dhe është një hakmarrje, jo vetëm për vëllain, por edhe për nipin e vogël”, tha Lala.

Viktima i ngjarjes së djeshme, 48-vjeçari Arjan Gosa ishte vëllai i madh i Edmond Gosës, ndërsa autori i dyshuar, 31-vjeçari Habib Rexha, është vëllai i Altin Rexhës.

 

 

klodiana lala vrasja në kavajë

Lini një Përgjigje