TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet11 Dhjetor 2024, 12:42

Vrasja e Branko Shkozës në Durrës, flet i vëllai: Kam dyshuar të Habibi, janë të përfshirë të gjithë si familje

Shkruar nga Pamfleti

Vrasja e Branko Shkozës në Durrës, flet i vëllai: Kam

Policia e Durrësit zbardhi vrasjen e Branko Shkozës, teksa autori Majlind Habibi ra në pranga mbrëmjen e djeshme.

Ndërkohë sot, familjarët e viktimës kanë deklaruar të habitur nga ngjarja, pasi ata njihen me autorin prej kohësh.

Vëllai i viktimës ka thënë se në lidhje me krimin janë të përfshirë të gjithë si familje, pasi kanë qenë në dijeni të krimit dhe e kanë fshehur. Ai madje shton se ka dyshuar vetëm te Habibi, teksa ka kërkuar të hapën kamerat dhe të arrestohen të gjithë si familje.

“Vëllai im nuk ka pasur konflikt me asnjë, nuk e di se si ka ndodhur. Unë e di se janë të përfshirë të gjithë këta si familja, e kanë ditur krimin dhe nuk na kanë treguar. Katër ditë nuk e kemi gjetur vëllanë. Unë kam dyshuar vetëm tek ky lloj robi. Unë besoj se janë të përfshirë të gjithë këta si familje, të hapen kamerat dhe të zbulohen autorët. Autori e ka pranuar krimin. Vëllai vet, nëna dhe të gjithë si familje e kanë ditur. Këta duhet të arrestohen të gjithë për fshehjen e kufomës. Unë këtë kërkoj nga shteti, vetëm zbardhjen e ngjarjes”, tha vëllai i viktimës.

Lini një Përgjigje