TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet11 Dhjetor 2024, 11:29

Konfiskimi i pasurive 1 mln të Redjan Rrajës, 'Audi' i Kejvina Kthjellës në përdorim nga Policia Rrugore

Shkruar nga Pamfleti

Konfiskimi i pasurive 1 mln të Redjan Rrajës, 'Audi' i

Policia konfiskoi sot në bazë të urdhrit të gjykatës së posaçme disa pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme të Redjan Rrajës, Marsela Çiçës dhe modeles Kejvina Kthellës me vlerë 1 milion euro.

Një ndër këto pasuri është edhe Audi i Kejvina Kthellës, i cili në fakt është konfiskuar më 5 nëntor 2019, por që u vulos me vendimin e Gjykatës së Apelit të Posaçëm, më 23 tetor të këtij viti.

Ky automjet i është kaluar shtetit, si shumë makina të tjera luksoze dhe siç duket në foto është në përdorim nga policia rrugore.

Pasuritë e Redjan Rrajës janë konfiskuar përfundimisht duke i kaluar në pronësi shtetit pas vendimit të Apelit të GJKKO.

Sipas vendimit janë konfiskuar pasuritë:


1. Një njësi me sipërfaqe 30 m², në emër të shtetasit Redjan Rraja

2. Një njësi me sipërfaqe 76 m², në emër të shtetasit Redjan Rraja

3. Një njësi me sipërfaqe 127.5 m², në emër të shtetases Marsela Çiça

4. Një njësi me sipërfaqe 18.09 m², në emër të shtetases Marsela Çiça

5. Një njësi me sipërfaqe 18.09 m², në emër të shtetases Marsela Çiça

6. Një automjet në pronësi të shtetasit Redjan Rraja

7. Një automjet në pronësi të shtetases Kejvina Kthella

8. Një orë dore (Rolex).

Pas konfiskimit, të gjitha pasuritë ju dorëzuan Agjencisë së Administrimit të Aseteve të Sekuestruara dhe Konfiskuara.

Materialet i kaluan për ndjekje të mëtejshme Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.        

Redjan Rraja është dënuar me burgim të përjetshëm për atentatin e ndodhur në 1 Nëntor të 2019 tek mbikalimi i Shkozetit. Në atë ngjarje mbetën të plagosur ish-prokurori Arjan Ndoja e Aleksandër Laho dhe humbi jetën një javë më vonë në spital shoferi i ish-prokurorit, Andi Maloku.

konfiskimi i pasurive 1 mln të redjan rrajës 'audi' i kejvina kthjellës

Lini një Përgjigje