TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet11 Dhjetor 2024, 10:43

Vrasja në Durrës, flet babi i viktimës: Autori erdhi në varrim bashkë me vëllanë!

Shkruar nga Pamfleti

Vrasja në Durrës, flet babi i viktimës: Autori erdhi në

Babai i viktimës Branko Shkoza që u vra më datë 2 dhjetor nga shoku tij Majlind Habibi ka folur lidhur me ngjarjen e rëndë dhe marrëdhënien mes  autorit dhe viktimës.

Ai tha se Majlind Habibi dhe i biri i tij i ndjere kishin një marrëdhënie shumë të ngushtë prej katër vitesh.

"Kanë 4 vite që hanë dhe pinë bashkë. Kisha dyshime te Majlind Habibi, i kisha vendosur njeri mbrapa. Djalin dinte not, por ishte i dehur. Erdhi në varrim bashkë me vëllanë. Më kanë kontaktuar dhe qanin në telefon. Pronari dhe ata që ishin në lokal ku ata pinë ishin në dijeni", u shpreh ai.

Majlind Habibi dhe Branko Shkoza u konfliktuan më datë 2 dhjetor. Viktima i ngacmonte gruan Habibit, teksa ky i fundit i tha të mos e ngacmonte më. Më pas e goditi me grusht duke e hedhur në kanal. Shkoza humbi jetën në kanal duke mos dalë dot edhe pasi ishte në gjendje të dehur.

 

Lini një Përgjigje