TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet11 Dhjetor 2024, 10:13

'Gërdeci', shtyhet seanca për Fatmir Mediun; gjobiten avokatët e tij 

Shkruar nga Pamfleti

'Gërdeci', shtyhet seanca për Fatmir Mediun; gjobiten

Seanca e radhës ndaj ish-ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu, u shty këtë të mërkurë për shkak të mungesës së dy avokatëve mbrojtës, Ardian Visha dhe Henrik Ligori. Gjykata vendosi t’i gjobisë të dy avokatët me nga 5 mijë lekë të reja për shkak të mungesës së tyre në proces.

Mbrojtësit ligjorë të Mediut kishin kërkuar praninë e ekspertëve ushtarakë në seancë. Njëri prej ekspertëve, Fatmir Bozdo, i moshës 72 vjeçare, u paraqit sot në gjykatë pavarësisht problemeve shëndetësore. Bozdo deklaroi se nuk mund të jetë i pranishëm në seanca të tjera për shkak të gjendjes së tij shëndetësore, por konfirmoi qëndrimin e tij mbi aktin e ekspertimit të bërë pas shpërthimit tragjik në Gërdec.

Seanca e ardhshme ndaj ish-ministrit Mediu është caktuar për më 18 dhjetor, ora 09:00. Mediu po përballet me akuzën e “shpërdorimit të detyrës” të kryer në bashkëpunim, lidhur me ngjarjen e rëndë të Gërdecit.

Lini një Përgjigje