Juristi Kreshnik Spahiu, komentoi situatën ekonomike në vend. Ai tha se 99% e shqiptarë kanë në xhepat e tyre, sipas tij 1% të parasë në qarkullim.
Sipas tij, kjo vjen si rezultat i krimit të organizuar dhe korrupsionit në vend.
"Ne kemi një situatë dramatike edhe sa i përket polarizimit. Sot 99% e shqiptarëve kanë në xhepat e tyre, 1% të parasë në qarkullim, ndërkohë 1% e shqiptarëve kanë 99% të parave që qarkullojnë. Dhe ky është një absurditet që nuk vjen as nga biznesi, as nga ekonomia e tregut, as nga kapitalizmi, kjo vjen vetëm nga mungesa e një shteti social, vjen nga shkelja e të drejtave të njeriut, nga krimi i organizuar, vjen nga korrupsioni. Është e papranueshme sot, që në Shqipëri të jesh më keq se 30 vite më parë. Të rrofshin diplomat, na rrofshin specializimet, studimet, masterat shkencorë, titujt shkencorë që kemi. Kemi studiuar në 10 vende të Europës apo ShBA dhe kur vjen puna nuk më është hapur dera e parlamentit. Nuk jam votuar, janë votuar ata që kanë bërë burg, njerëz që janë marrë me prostitucion në Belgjikë apo Spanjë, janë bërë kryetarë bashkish apo deputetë pralamenti", tha ai për “Report Tv”.
Lini një Përgjigje