SPAK ka mbyllur hetimet për kryebashkiakun e Tropojës Rexh Byberi dhe Abedin Kërnaja.
Biberit pritet t’i komunikohet akuza e shpërdorimit të detyrës e kryer në bashkëpunim dhe në datën 13 dhjetor kryebashkiaku do të njihet me akuzën dhe me mbylljen e hetimeve.
Dosja hetimore përmend si shkelje të kryebashkiakut dhe ish nën-kryetarit të bashkisë dhënien e një lejeje ndërtimi në komunën Margegaj.
Ai dyshohet se e kreu shpërdorimin e detyrës gjatë kohës kur mbante detyrën e kryetarit të komunës.
Kryebashkiaku socialist i Bashkisë së Tropojës, është marrë në hetim nga SPAK për shpërdorim detyre në dy raste. Në bashkëpunim me njëri-tjetrin, Prokuroria e Posaçme thotë se Byberi dhe Kërrnaja kanë shkelur ligjin në për ndërtimin e dy rrugëve, duke i shkaktuar buxhetit të shtetit 277. 611.520 lekë.
Dy hetimet e nisura nga organet vendore të qarkut Kukës përkatësisht në vitin 2021 dhe 2023 i kanë kaluar për kompetencë SPAK.
Sipas SPAK, kryetari i Bashkisë dhe nënkryetari kanë shkelur ligjin “Për miratimin e rregullores së zhvillimit të territorit”, gjatë procesit për hapjen e dy rrugëve sipas projekteve të miratuara nga Këshilli Bashkiak.
Bëhet fjalë për vendimin e marrë nga Këshilli Bashkiak për ndërtimin e rrugës Stacioni i Anijes Palç- Guri i Lulës”, me një gjatësi 3.2 km, totalisht ndërtim i ri, i cili 80% të kësaj gjatësie kalon nëpër rrugën këmbësore ekzistuese. Ndërkohë dhe vendimin e marrë për miratimin në parim të projekt idesë së rrugës “Qafë Murrizi- Qafë Agri”.
Prokuroria e Posaçme thotë se "këto punime janë bërë në kundërshtim me aktet ligjore, pasi për kryerjen e punimeve për hapjen e një rrugë të re, duhej të bëhej aplikimi në sistemin elektronik e-leje, pranë Bashkisë Tropojë, si institucion vendor që ka tagrin të shqyrtojë dhe miratojë lejen e ndërtimit të infrastrukturës, pasi të ketë verifikuar plotësimin e dokumentacionit të nevojshëm tekniko-ligjor nga aplikuesi që parashikon legjislacioni për këto lloj punimesh."
Gjithashtu, Bashkia Tropojë duhej të bashkëvepronte me institucionet e tjera kompetente për ndërtimin e rrugës sic janë: Agjencia Kombëtare e Mjedisit, për nevojën e hartimit të Raportit të Vlerësimit të ndikimit në mjedis, të bashkëvepronte me Ministrinë e Linjës (parashikuar në sistemin elektronik e-leje) për impaktin e ndërtimit të rrugës së re dhe pasojat e këtyre punimeve të ndërtimit.
Në kuadër të veprimeve hetimore, nga ana e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar është caktuar kryerja e aktit të ekspertimit teknik-topografik. Nga kryerja e aktit të ekspertimit ka rezultuar se hapja e rrugëve sipas projekteve të miratuara nga Këshilli Bashkiak është bërë në kundërshtim me aktet ligjore e nënligjore në fuqi duke sjellë një dëm prej 277. 611.520 lekë.
Lini një Përgjigje