TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet11 Dhjetor 2024, 11:47

5 muaj larg zgjedhjeve, ambasadori i OSBE thirrje për masa: Vota të jetë e fshehtë! 

Shkruar nga Pamfleti

5 muaj larg zgjedhjeve, ambasadori i OSBE thirrje për masa: Vota të

Teksa na ndajnë edhe 5 muaj nga zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025, OSBE vë theksin për marrjen e masave tek liria e zgjedhjes pa frikë nga qytetarët, thelbësore kjo për integritetin e zgjedhjeve dhe ligjshmërinë e institucioneve që dalin prej tyre.

Ambasadori i OSBE Michel Tarran, teksa foli ditën e sotme në konferencën e organizuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe OSBE mbi parandalimin e presionit ndaj votuesve në zgjedhje, vuri theksin edhe tek fshetësia e votës. 

"Fshehtësia e votimit, ky parim përbën një nga angazhimet kyçe të shteteve pjesëmarrëse të OSBE sipas dokumentit të Kopenhagen. Nga rëndësia që çdo qytetar të shprehë lirisht zgjedhjen e tij pa frikë nga shtrëngimi apo hakmarrja, mbetet thelbësor për integritetin e zgjedhjeve dhe ligjshmërinë e institucioneve që dalin prej tyre. Fshehtësia e votimit, konsiderohet një nga aspektet e rëndësishme të lirisë së zgjedhësve se siguron mbrojtjen e tyre nga presionet që mund të përballen nëse të tjerët mësojnë si kanë votuar. Fshehtësia duhet zbatuar për gjithë procedurën, kryesisht për hedhjen dhe numërimin e votave. Trajtimi i mënyrave për eliminimin e kontrollit të votuesve. Presioni i dekurajon zgjedhësit të ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar lirisht dhe pa frikë”, deklaroi ambasadori më tej në fjalën e tij.

 

Lini një Përgjigje